Privohet nga liria 20 vjeçari nga Shkupi, policia i gjeti marihuanë në banesë

Privohet nga liria 20 vjeçari nga Shkupi, policia i gjeti marihuanë në banesë

Policia ka kryer kontroll në një banesë në Shkup, ku ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Një person është privuar nga liria.

Më 18 shtator 2026, rreth orës 22:45, në zonën e Draçevës, zyrtarët e Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria 20-vjeçarin B.C. nga Shkupi.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të kryer me urdhër gjykate në banesën e tij, zyrtarët e Njësisë për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup gjetën dhe sekuestruan marihuanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të riut do të parashtrohet kallëzim përkatës.

MARKETING