(VIDEO) Micotakis: Pres që Mickoski ta respektojë emrin zyrtar të shtetit

(VIDEO) Micotakis: Pres që Mickoski ta respektojë emrin zyrtar të shtetit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur vlerësimin se nuk do të jetë e nevojshme aktivizimi i nenit nga Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por edhe qëndrimin se çështja nuk është dypalëshe, por evropiane. Gjatë një interviste në televizionin Action 24 ai përsëriti edhe njëherë mesazhin se kryeministri i ri duhet ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit.

Mitsotakis sqaroi se Marrëveshja e Prespës përcakton qartë mënyrën se si zgjidhen çështjet e pajtueshmërisë dhe vlerësoi se në fund kjo nuk do të jetë e nevojshme sepse, siç tha ai, në Shkup mund të kuptojnë se periudha parazgjedhore ka përfunduar. Ai shtoi se Marrveshja e Prespës është apsolutisht e qartë dhe një marrveshje ndërkombëtare e cila është mbi ligjin kombëtar.

KYRIAKOS MITSOTAKIS, KRYEMINISTËR GREK

“Marrëveshja nga Prespa ka një dispozitë për emrin, dhe emri i vendit është Maqedonia e Veriut vlen për të gjithë dhe atë që pres nga kryeministri i ri, i cili ende nuk është kryeministër, por në një moment do të marrë mandatin, pres një deklaratë të qartë se emri i vendit është Maqedonia e Veriut dhe se kështu do ta quajë brenda dhe jashtë vendit. Unë vlerësoj se këto çështje disi do të gjejnë rrugën e tyre”

Në lidhje me faktin nëse çështja konkrete është dypalëshe apo evropiane, ai theksoi se tani është çështje evropiane.

Përndryshe, reagimet e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, kanë qenë qysh ditën e parë kur presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë betimit të saj për presidente nuk tha “Maqedonia e Veriut” por vetëm “Maqedonia”. /SHENJA/

 

MARKETING