(VIDEO) Mickoski: Po të ishte i pastër si loti, Grubi nuk do të ikte
Kryeministri Hristijan Mickoski është pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratën e zv/kryeministrit Izet Mexhiti se ish zv/kryeministri Artan Grubi ndodhet në Shqipëri. Kreu i Qeverisë tha se ka informacione të ndryshme për vend-ndodhjen e Grubit, por theksoi se momentalisht nuk dëshiron të spekuloj. Mickoski tha se një gjë është e sigurt që Grubi nuk është “i pastër si loti”, ashtu siç thotë ai.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Informacionet janë të ndryshme, nuk do të spekuloja nëse është në Shqipëri apo Kosovë. Fakti është se Grubi nuk është aq i pastër si loti. Sepse, po të ishte i pastërt nuk do të ikte, do të qëndronte pranë organeve të drejtësisë dhe do ta dëshmonte pafajësinë e tij”.
Mickoski i pyetur lidhur me akuzat e LSDM-së për ikjen e Grubit dhe deklaratat e BDI-së tha se koalicioni LSDM dhe BDI ishte mbrojtës jo vetëm i kriminelëve politik, por edhe i kriminelëve të vërtetë.
HRISTIJAN MICKOSI, KRYEMINISTËR
“Mesazhet e partive opozitare që po i dërgohen publikut për arratisjen e Grubit nuk janë mesazhe në drejtim të një lufte vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit. Ne kemi paralajmëruar për këtë shumë herë në të kaluarën”.
Mickoski tha se se do të vazhdojnë në betejën kundër shtypjes së strukturave kriminale, por edhe për të kërkuar llogari nga kriminelët politik.
Grubi vazhdon të jetë i pakapshëm për organet e vendit që kur u akuzua për shpërdorim detyre për përvetësim të Lotarisë Shtetërore. Ndaj tij dhe ndaj ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami MPB ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/