(VIDEO) Mickoski nuk pret krizë politikë në prag të zgjedhjeve lokaleve

(VIDEO) Mickoski nuk pret krizë politikë në prag të zgjedhjeve lokaleve

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se nuk pret krizë politike në prag të zgjedhjeve lokale, por parashikon që kërcënimet nga BDI të vazhdojnë me intensitet të pandërprerë. Siç tha Mickoski, BDI ka frikë për kapitalin e saj të fituar kriminalisht dhe dyshimet e bazuara për krimet që kanë ndodhur në vitet e fundit.

HRISTIJAN MICKOVSKI, KRYEMINISTËR

Nuk janë mësuar të jenë në opozitë për një kohë të gjatë. Kur pak janë në opozitë ,aty ka përgjegjësi dhe të gjitha aktivitetet për të cilat ka dyshime të arsyeshme, që kanë të bëjnë me krimin dhe kriminelët, dalin në sipërfaqe, ata për këtë kanë frikë. Ata kanë frikë për kapitalin e tyre të fituar kriminalisht dhe për dyshimet e bazuara për krimet e ndodhura, sidomos dy vitet e fundit, sepse në mënyrë të egër kriminale me të cilën ndryshuan Kodin Penal, për fat të keq, i dhanë vetes amnisti për krimet e kaluara dhe për fat të keq, ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë.

I pyetur lidhur me skandalin e derivateve Mickoski tha se Ratko Kapushevski dhe Asmir Jahoski kanë rrezikuar të drejtën e jetës së qytetarëve dhe se kushdo që ka shkelur mbi ligjin do të mbajë përgjegjësi.

Mickoski tha se pret që biznesmenët të akuzohen dhe theksoi se hetimet e mëtejshme do të zbulojnë se çfarë përmbante vetë mazuti.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING