Gjorgjievski: Të lëmë shembull, jo mbeturina – eko-aksioni më i madh deri më tani
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se nesër, më 30 shtator, në orën 10:00, do të nisë aksioni më masiv ekologjik për pastrimin e Shkupit, në të cilin pritet të marrin pjesë disa mijëra vullnetarë.
Sipas Gjorgjievskit, aksioni do të zhvillohet në të gjithë territorin e qytetit dhe do të përfshijë të gjitha komunat e Shkupit. Në të do të marrin pjesë komunat dhe kryetarët e tyre, ambasadat, studentët, figura publike, sportistë dhe qytetarë.
Qëllimi i aksionit është pastrimi i hapësirave publike dhe lagjeve të qytetit, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të rregullt për banorët e Shkupit.
“Nesër, më 30 shtator, në orën 10:00, po fillojmë fushatën më masive të pastrimit ekologjik në Shkup, me disa mijëra vullnetarë dhe me një qëllim të përbashkët – të tregojmë se sa shumë mund të bëjmë kur jemi të bashkuar dhe kur e shndërrojmë dashurinë tonë për qytetin tonë në veprim”, shkroi Gjorgjievski në rrjetet sociale.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Shkupit që t’i bashkohen aksionit, duke i ftuar të përfshijnë edhe miqtë, fqinjët dhe kolegët e tyre.

