(VIDEO) Mickoski: Nëse nuk tërhiqen Këshilli Gjyqësor do të ketë protesta

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar anëtarët e Këshillit Gjyqësor, ndaj të cilëve u votua inteperlancë në Kuven, të japin dorëheqje sepse në të kundërtën, do të përballen me protesta masive. Ai tha se një pjesë e anëtarëve të këshillit gjyqësor, mbështesin politikat e gjykatësve dhe prokurorëve që ende mbrojnë ish Qeverinë LSDM-BDI. Por, ai këshilloi ato që të mos kërkojnë zbrazëtira ligjore dhe të dorëhiqen, pasi nëse nuk veprojnë siç duhet pas vendimit të deputetëve, do të përballen me pasoja të pakëndshme, që do të vijnë nga populli.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Qëllimi ynë ishte të sjellim drejtësi për të gjithë dhe në emër të kësaj, kam ndjesinë se, nëse ndodhin protesta, ajo mund të jetë masive dhe e mbështetur personalisht nga unë. Paralajmëroj për pasojat e sjelljes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Të mos thuhet më vonë se nuk thashë gjë. Nëse ju kujtohet, në të kaluarën ka pasur disa kryeministra që kanë përdorur kërcënime për të partizuar drejtësinë. Është normale që njerëzit të irritohen dhe unë thjesht po e përcjell këtë reagim. Unë shoh që njerëzit janë të shqetësuar dhe të brengosur. Fëmijët nuk largohen për arsye ekonomike, por sepse mendojnë se nuk ka drejtësi”.
I pyetur nëse me deklarata të tilla po krijon precedent, përkatësisht a po bën presion mbi pushtetin gjyqësor, Mickoski tha se ai thjesht po e përcjell energjinë negativite nga qytetarët. Kujtojmë se, më 11 mars, Kuvendi votoi interpelanca për punën e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi . Nisma u dorëzua nga shumica parlamentare, por ata do të duhet të vendosin vetë nëse do të largohen nga detyra, siç e kërkon Ligji për Këshillin Gjyqësor.
Teuta Buçi /SHENJA