(VIDEO) Mickoski: Me një pjesë të sindikalistëve ishim bashkë kur u vendos për rritjen e pagave

(VIDEO) Mickoski: Me një pjesë të sindikalistëve ishim bashkë kur u vendos për rritjen e pagave

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka komentuar protestën e sotme të Lidhjes së Sindikatave, duke theksuar se disa nga sindikatat që sot protestojnë ishin me të në konferenca për shtyp kur së bashku siç thotë, kanë arritur marrëveshje për të drejta më të mëdha të të punësuarve dhe paga më të larta. Ai e klasifikoi protestën e sotme në grupin e, siç tha ai, protestave tradicionale të 1 Majit që sindikatat duhet të zhvillojnë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

E klasifikoj protestën e tyre të sotme në grupin e protestave tradicionale të 1 Majit që, rastësisht, duhet t’i bëjnë edhe sindikatat. Është e drejtë e çdo qytetari të protestojë dhe të luftojë për më shumë të drejta. Ne jemi një shtet demokratik, kjo është një qeveri demokratike, kështu që ne e respektojmë këtë të drejtë”.

Në pyetjen se si Qeveria po e ndihmon ekonominë dhe punëtorët, Mickoski tha se gjatë vitit të fundit, numri i të punësuarve është rritur me më shumë se 15.000, ndërsa numri i të papunëve është ulur për mbi 10.000, ndërsa rikujtoi mbështetjen financiare të deritanishme, por u ndal edhe te kontratat kolektive.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Sa i përket asaj që kemi bërë – Qeveria ka subvencionuar. Do t’ju kujtoj. Disi sikur kjo po harrohet. Rreth 250 milionë euro kredi në kushtet e krizës më të madhe për ekonominë, në mënyrë që punëtorët të mund t’i ruajnë vendet e tyre të punës, në kulmin e krizës. Dhe kur këtyre 250 milionë eurove u shtohen edhe po aq nga bankat komerciale, arritëm në një situatë që të jemi një shtet me normën më të ulët të interesit që ekonomia e përdor për kredi dhe për zhvillimin e bizneseve të saj”.

Qeveria, siç theksoi Mickoski, do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira dhe partneritet me institucionet dhe sindikatat që, siç tha ai, “janë kolegët tanë”.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING