(VIDEO) Mickoski: LSDM-BDI nuk formuluan front evropian, por front antimaqedonas

(VIDEO) Mickoski: LSDM-BDI nuk formuluan front evropian, por front antimaqedonas

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka deklaruar se e gjithë partia që drejton është në anijen për në Bashkimin Evropian, madje sipas Miskoskit, ka qenë dhe do të mbetet në atë anije. Lideri i opozitës maqedonase tha se e shqetëson fakti se një pjesë e kryesisë së LSDM-së së bashku me BDI-në, kanë formuar një front antimaqedonas.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Më shqetëson që një pjesë e kryesisë së LSDM-së, jo e gjithë LSDM-ja bashkë me BDI-në, në vend të asaj që e quanin Fronti Evropian, formuan një front antimaqedonas. Dhe kjo më shqetëson, sepse është një manifestim i shkatërrimit të popullit të vet, në mënyrë që pozita e tij të mbahet edhe për disa muaj, dhe praktika që e shohim sot dhe që po ndodh në Maqedoni do të lërë vërtet pasoja të rënda. të cilat më pas do të na duhen vite për t’u rehabilituar.”

Mickoski i dërgoi mesazh kryeministrit Dimitar  Kovaçevskit, që siç thotë ai,  të mos luajë me durimin e popullit maqedonas dhe të ndalojë shkatërrimin e identitetit maqedonas për pushtet, sepse e gjithë kjo,  sipas Mickoskit, shumë shpejt  do të përfundojë dhe Maqedonia do të ketë qeveri teknike.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Këtu, në rastin më të keq, nëse nuk kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, për pak muaj nga sot, kjo përfundon. Pyetja është se çfarë gjurme do të lërë pas dhe çfarë marrëdhëniesh do të ketë ai, pasi të ecë nëpër rrugët dhe rrugicat maqedonase, ky njeri duke marrë parasysh se çfarë i është bërë identitetit maqedonas, popullit maqedonas, në këtë kohë të shkurtër pasi është emëruar kryetar i qeverisë”

Mickoski, e paralajmëroi Kovaçevskin, që siç thotë ai, të paktën edhe ata pak muaj që i kanë mbetur për të qenë kryeministër, t’i kalojë me dinjitet pa i bërë dëme shtesë identitetit maqedonas dhe t’i bashkohet frontit maqedonas dhe frontit që realisht ofron një prespektivë evropiane për Maqedoninë dhe për qytetarët maqedonas.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING