(VIDEO) Mickoski: Kushdo që ka gabuar do të mbajë përgjegjësi, nuk ka amnisti

(VIDEO) Mickoski: Kushdo që ka gabuar do të mbajë përgjegjësi, nuk ka amnisti

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka sqaruar arsyet pse në takimin e liderëve me kryetarin e LSDM-së dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski propozoi qeveri kalimtare pa BDI-në. Mickoski tha se kjo nuk do të nënkuptonte amnisti për krimin, por detronizim të BDI-së dhe shtetit. Ai tha gjithashtu se  nuk do të kishte një kryeministër që nuk zgjidhet  nga populli.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Ne do t’i luftojmë kriminelët nga brenda institucioneve shumë më me sukses se nga jashtë, dhe muaj më vonë qeveria jonë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni do të sjellin para drejtësisë, para gjykatave. Kushdo që ka gabuar do të mbajë përgjegjësi dhe nuk ka amnisti përderisa unë jam kryetar i VMRO-DPMNE-së”.

Hristian Mickoski ka infromuar se në atë takimin me Kovaçevskin i ka vendosur  dy oferta në tavolinë, siç tha ai,  e  para është formimi i një qeverie kalimtare të të gjitha partive, pa BDI-në. Oferta e dytë sipas Mickoskit janë zgjedhje tani, duke dhënë garanci nga institucionet evropiane për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore si dhe një pako ekonomike për një jetë më të mirë në vend. Ndërkaq, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai vuri në dukje se qytetarët do të kenë tri zgjedhje.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“E para është koalicioni i udhëhequr nga VMRO – DPMNE, i dyti është ai i BDI-së dhe LSDM-së dhe oferta e tretë do të jenë patriotët e paguar dhe populistët e rrejshëm që do të thonë çfarë të dojë populli të dëgjojë, me qëllimin e vetëm për të ndarë anti votat e qeverisë në Maqedoni, të ndajnë votat e qytetarëve për të zvogëluar fitoren dhe triumfin e koalicionit të paraqitur nga VMRO-DPMNE”.

Përndryshe, kryetari i VMRO-DPMNE-së, theksoi se euforia në partinë në pushtet se VMRO-DPMNE ka pranuar ndryshimet kushtetuese është e rreme dhe se po të ishte e vërtetë do të ishte hedhur në seancën e Kuvendit menjëherë pas mbledhjes së kryesisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING