(VIDEO) Mickoski: Jemi në vendin e dytë për inflacion më të ulët në rajon

(VIDEO) Mickoski: Jemi në vendin e dytë për inflacion më të ulët në rajon

Numri një i ekzekutivit pretendon se Maqedonia e Veriut mban vendin e dytë për inflacion më të ulët në rajon. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një aktivitete në Komunën e Gazi Babës, kryeministri Hristijan Mickoski tha se, gjatë muajit korrik inflacioni në vend ka qenë 2,3 për qind në nivel vjetor, ndërsa çmimet me pakicë në markete janë rritur me 1,8 për qind, duke e renditur vendin në vendin e dytë me inflacionin më të ulët në rajon.

MARKETING

Description of image

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“Mesatarja e Bashkimit Evropian, është rreth 2,9% deri në 3%. Pse e përmend këtë?! Sepse, Bashkimi Evropian është partneri ynë më i madh tregtar. Dhe ju kujtohet, në atë qeveri të vitit 2022, qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, kur kishim inflacion dyshifror, i cili në momente arrinte edhe në 20%, na bindnin se ai ishte i importuar. Ndërkohë, mesatarja në BE ishte dy herë më e ulët se inflacioni tek ne. Tani tek ne është dy herë më i ulët se mesatarja në Evropë”.

Por, LSDM-ja opozitare ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve të kryeministrit, duke thënë se, kjo qeveri, që nga fillimi i vitit 2024, merret vetëm me propagandë, pa asnjë rezultat real në fushën e ekonomisë dhe integrimeve evropiane.

LSDM

“Pse Mickoski vazhdimisht e krahason ekonominë me vitin 2022 në media? Sepse viti 2022 ishte kulmi i krizës energjetike, kur inflacioni në vendin tonë arriti një rekord prej 19.8%, por edhe në të gjithë botën. Kur krahason situatën e sotme me periudhën më të keqe të mundshme në historinë e fundit ekonomike, çdo rezultat duket si një “sukses i madh”. Të dhënat reale të Entit Shtetëror të Statistikave për korrikun 2026 tregojnë një rritje serioze të çmimeve, transportit dhe shërbimeve gastronomike”.

Më tej, në reagimin e LSDM-së thuhet se, inflacioni po bie në letër, por çmimet po bëhen më të shtrenjta dhe vazhdojnë të rriten. Rënia nga 16% në 2.3%, sipas tyre, do të thotë vetëm se çmimet vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të ngadaltë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING