(VIDEO) Mickoski: Do të përgatitet një kod i ri penal me standarde evropiane

(VIDEO) Mickoski: Do të përgatitet një kod i ri penal me standarde evropiane

Kryeministri Hristijan Mickoski i është përgjigjur sot liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, lidhur me kërkesën për Kodin e ri Penal, duke theksuar se do të miratohet Kod i ri Penal, por sipas standardeve europiane, e jo sipas nevojave të dikujt. Mickoski theksoi se nuk është kundër Kodit të ri Penal, por e pyeti Filipçen se çfarë do të bëhet me këto vepra që janë të vjetruara dhe për të cilat qytetarët kërkojnë dëmshpërblim.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Thonë se krijuan një Kod të ri Penal, por çfarë të bëjmë me ato vepra që janë të vjetruara dhe për të cilat qytetarët paguajnë dëmshpërblim, a do t’i kthejnë paratë e vjedhura për ato vepra që janë të vjetruara, sepse tani keni akte të vjetruara dhe në bazë të kësaj ata kërkojnë dëmshpërblim dhe marrin nga buxheti i shtetit. Janë miliona euro, janë paratë tuaja. Ata kanë miratuar ligjin për amnistinë e krimeve të tyre dhe atyre politikanëve, të cilët në të kaluarën kanë pasur nevojë që një pjesë të veprave të tyre të vjetrohet, dhe tani do të miratojmë ligj të ri”.

Ai shtoi se nuk e kanë problem të miratojnë një ligj të ri, por se ai ligj do të jetë në përputhje me ligjet europiane, dhe jo “si dikush që ka nevojë”. I pyetur për pretendimin e Filipçes se ka informacione jozyrtare se Qeveria i ka dërguar një letër Brukselit për agjendën e reformave, Mickoski theksoi se nuk ekziston një letër e tillë, dhe se nuk e di se për çfarë agjende reformuese bëhet fjalë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING