(VIDEO) Mickoski: Aktualisht po rifillojnë tre projekte gazifikimi

(VIDEO) Mickoski: Aktualisht po rifillojnë tre projekte gazifikimi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pret që vitin e ardhshëm të përfundojë interkonektori i gazit me Greqinë. Kryeministri Hristijan Mickoskit tha se, pret që në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm të realizohet plotësisht sinkronizimi i rrjetit kombëtar të gazit me rrjetin kombëtar grek. Ndërkohë, ai tha se nga Nomagas tashmë është shpallur edhe interkonektori me Serbinë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSTËR I RMV-SË

Aktualisht janë në proces të rifillimit tre projekte të reja: gazsjellësi që do të lidhë Velesin me Shtipin, gazsjellësi që do të lidhë Gostivarin me Kërçovën dhe një degëzim që do të ndërtohet pranë Tetovës dhe do të hyjë në Kosovë. Më tej, i mbetet Qeverisë së Kosovës të vendosë nëse do të vazhdojë ta zhvillojë projektin në territorin e saj apo jo. Kjo është një vendim i tyre. Ndërsa detyra jonë është të realizojmë atë për të cilën jemi dakorduar dhe këtë do ta bëjmë”.

Ndërkaq, të premten u realizua një takim mes minstres së Energjetikës, drejtorit ekzekutiv të NOMAGAS SH.A. Shkup, Nedim Rama, dhe drejtoreshës së përgjithshme ekzekutive tëoperatorit grek të transmetimit të gazit natyror, Maria Sferouza.

Nga ministria njoftuan se, në fokus të bisedimeve ishte konfirmimi i angazhimit të përbashkët që projekti të realizohet në përputhje me afatet e përcaktuara, përmes koordinimit intensiv ndërmjet institucioneve dhe operatorëve, me qëllim që Maqedonia të sigurojë një qasje të re, të sigurt dhe të diversifikuar në gazin natyror. Në takim u konfirmua vlerësimi i përbashkët se interkonektori i gazit do të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm, në përputhje me afatet dhe planet e përcaktuara për realizim.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING