(VIDEO) Mexhiti: Grubi dikur e quante Taravarin piun të Rusisë, sot proeuropian

(VIDEO) Mexhiti: Grubi dikur e quante Taravarin piun të Rusisë, sot proeuropian

Nga Zhelina, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka lëshuar një deklaratë bombastike, duke e quajtuar vasale politikën maqedonase. Ahmeti ka deklaruar se bashkëqytetarët maqedonas janë të vetëdijshëm se kanë qenë vasal derisa është prishur Jugosllavia në vitet ’90.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM 50:45

“Mirëpo, janë të vetëdijshëm edhe bashkëqytetarët tanë, sepse vasal kanë qenë deri sa u prish në vitin 1990, Jugosllavia, vasal kanë qenë dhe unë këtë ua kam thënë. Sinqerisht unë çka flas me popull, flasë edhe me  politikanë kur ulem, a është i LSDM-së, apo i VMRO-së”.

Ahmeti e ka përmendur edhe rolin e tij për çlirimin e Kosovës edhe bërien e saj shtet. “Historia do të flasë për këtë”, ka deklaruar Ali Ahmeti. Ahmeti ka folur kohërat kur, sipas tij, nuk ke mundur as të mendosh e lëre më të bëhet ministra shqiptarë, të cilët tash udhëheqin instutucione kyçe të vendit.

Takim të njejtë me qytetarët kanë mbajtur në Gostivar edhe “Grupi i Zjarrit”. Kërkesat e tyre tani më janë të qarta. Nënkryetari i BDI-së  Izet Mexhiti, dërgoi një sërë kritika për zv.kryeminsitrin e parë,  Artan Grubi”. Ai tha se kur nuk ju duhej ArbenTaravari thonin se është me Rusinë, ndërsa kur ju duhet, është evropian. Hyrja eventuale e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, sipas Mexhitit, bëhet për të vetmin qëllim, që të shpëtojnë Artan Grubin.

IZET MEXHITI, NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Ne e themi se gabim ishte që e bëmë sekretar organizativ Artan Grubin, sepse nuk e njeh organizatën, nuk e njeh Gostivarin, nuk e njeh Çashkën, nuk e njeh Dollnenin, nuk i njeh aktivistët, militantët dhe prandaj duhet të vijë Blerim Bexheti, i cili e njeh frymën e BDI-së, i cili e njeh BDI-në, i cili e di edhe ku i dhembë qytetarit tanë”.

Mexhiti më tej deklaroi se personat e pakënaqur në këtë parti,  janë edhe më shumë, por sipas tij, momentalisht janë duke heshtur për hirë të Ali Ahmetit.  Ai madje ka bërë thirrje për që siç thotë Mexhiti,  të kthehet debati në parti dhe të jepet llogari nga Ekzekutivi.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING