(VIDEO) Mësuesit protestojnë kundër bashkimit të lëndëve, kërkojnë edhe paga më të larta

(VIDEO) Mësuesit protestojnë kundër bashkimit të lëndëve, kërkojnë edhe paga më të larta

Të punësuarit në arsim ngritën sërish zërin dhe dolën në rrugë. Ata janë të pakënaqur me njoftimet për shkrirjen e disa lëndëve mësimore, që do të shkaktonte humbjen e vendeve të punës dhe për ta bërë revoltën më të madhe ankohen edhe për pagat e ulëta.  Nga Sindikata e Pavarur për Arsimin, besojnë se u janë shkelur të drejtat e punës, si dhe është cenuar dinjiteti dhe integriteti I tyre.

TOMISLAV GIEVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS

“Me të tilla ndryshime arsimtarët  bëhen universalë, që të gjithë të jenë të përshtatshëm për çdo lëndë, është njësoj si të dërgosh kirurgë për të shuar zjarrin, zjarrfikës për të punuar në një fabrikë veshjesh. Profesionalizmi është nëpërkëmbur, problemi i dytë është respektimi i marrëveshjeve kolektive, opinioni duhet ta dijë se marrëveshjet kolektive me vite nuk respektohen në arsim”.

Kreu i Sindikatës tha se e kanë lexuar konceptin dhe  në të thuhet qartë se qasja është modulare, por tashmë ka filluar në klasën e pestë dhe qasja nuk është modulare.

TOMISLAV GIEVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS

“Për momentin, opinion duhet të dijë se lënda e shkencave natyrore për Klasa e pestë ka përmbajtje nga fizika, kimia, biologjia dhe gjeografia dhe duhet ligjërojë  arsimtari që do të caktohet”.

Nga Sindikata e Pavarur thanë se protesta e sotme është vetëm një paralajmërim, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre së shpejti do të marrin hapa më radikalë.

Protestës së arsimtarëve iu bashkangjitën edhe prindërit e nxënësve të cilët pyetën se deri kur qeveritarët do të luajnë arsimimin e fëmijëve të tyre.

Për integrimin e lëndëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës thhotë se bëhet fjalë për Konceptin e ri në Arsim të miratuar në vitin 2021, i cili duhet të ketë efekt pozitiv dhe nuk parashikon heqjen e përmbajtjeve. Ata sigurojnë se nuk do të lihet asnjë mësues pa punë. /SHENJA/

 

 

MARKETING