(VIDEO) MEP shpalli dy thirrje të reja publike me mbështetje financiare
Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli dy thirrje të reja publike me mbështetje financiare gjithsej prej 7 milionë denarë, të destinuara për avancimin e konkurrueshmërisë së kompanive vendase nga industria përpunuese. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, thotë se përcaktimi i tyre është i qartë për të vazhduar me mbështetje konkrete për kompanitë vendase dhe të krijojnë kushte për rritjen, modernizimin dhe konkurrueshmërinë e tyre më të madhe.
Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës
“Me thirjen e parë publike me vlerë prej 5 milion denarë mbështesim bashkëpunimin ndërmjet kompanive dhe universiteteve përmes realizimit të projekteve të përbashkëta. Ministria mbulon 70% të shpenzimeve të dëshmuara deri në 500 mijë denar për kërkues. Mjetet janë të destinuara për kërkime dhe zhvillim, inovacion, transfermimin e njohurive dhe teknologjive, avancimin e proceseve të prodhimit dhe produkteve, ekonominë qarkulluese, transformimin e gjelbër dhe digjital si dhe për analiza profesionale, konsulenca dhe trajnime të specializuara”.
Ministri Durmishi ka shpjeguar se çfarë përfshihet në thirrjen e dytë publike.
Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës
“Me thirjen e dytë publike në vlerë prej 2 milionë denar investojmë në ngritjen e standarteve dhe përgjegjësinë shoqërore të kompanive, edhe këtu mbështetja është deri në 70% të shpenzimeve të dëshmuara, përkatësisht deri në 200 mijë denar për kërkues. Kompanitë do të mund të shfrytëzojnë mjete për furnizimin, zbatimin dhe çertifikimin e standarteve, dokumenteve të standartizimit dhe raportit”.
Ndërkaq, Durmishi thotë se përmes këtyre shpalljeve, dëshirojnë që kompanitë vendase jo vetëm të prodhojnë më shumë, por të prodhojnë në cilësi më të lartë. Afati përfundimtar për aplikim është deri më 15 shtator të vitit 2026.
Anida Murati /SHENJA/

