(VIDEO) Mashtruesja ofronte viza pune për në Gjermani, nga viktimat mblodhi 18.500 euro

(VIDEO) Mashtruesja ofronte viza pune për në Gjermani, nga viktimat mblodhi 18.500 euro

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale – Mashtrim, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup. E dyshuara, në periudhën nga marsi i vitit 2022 deri në mars të këtij viti, duke u paraqitur si punëtore në Ambasadën Gjermane në Shkup dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme  në RMV-së, ka mashtruar tetë persona të dëmtuar nga Gostivari. Nga prokuroria thonë se qëllimi i saj ishte, duke shfrytëzuar mundësi të njëjta të përfitonte në mënyrë të paligjshme.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE SHKUP

“Ajo u ofroi viktimave t’u siguronte viza pune për në Gjermani ose certifikata të njohjes së gjuhës gjermane, dhe në këmbim u merrte para. Në këtë mënyrë, nga të gjithë të dëmtuarit, ajo ka arritur të përfitojë pasuri totale të kundërligjshme prej rreth 18.500 euro. Pasi ua mori paratë, ajo ndaloi së kthyeri telefonatat e tyre”.

Me qëllim të sigurimit të secilit rast individualisht, prokurori publik kompetent fillimisht i ka propozuar dy paraburgime prej 48 orëve për të dyshuarën, ndërsa pas mbarimit të kësaj ka paraqitur edhe propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Me vendim të Gjykatës Themelore në Gostivar, të dyshuarës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, njoftojnë nga PTHP, Shkup.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING