(VIDEO) Maqedonia nesër ndaj Ishujve Faroe, Bardhi: Kemi atmosferë të mrekullueshme

(VIDEO) Maqedonia nesër ndaj Ishujve Faroe, Bardhi: Kemi atmosferë të mrekullueshme

Nga një vend si ky i Ishujve Faroe, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut kërkon ta nis me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Pikërisht në këtë stadium në Torshavn të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski do të luajnë ndaj ekipit përfaqësues të Ishujve Faroe, ku objektivi i Maqedonisë në këtë duel janë vetëm tre pikët.

Në konferencën për mediat të mbajtur një ditë para ndeshjes, Enis Bardhi është shprehur optimist, duke thënë se mbizotron një atmosferë shumë e mirë brenda ekipit.

Enis Bardhi, kapiten

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë që na pret dhe kemi bërë një analizë të detajuar të kësaj ndeshje. Atmosfera është gjithmonë e mirë kur luajmë për Maqedoninë dhe ndoshta kemi klimën më të mirë në këtë grumbullim. Kemi lojtarë të mëdhenj që kanë firmosur për klube të mëdha si Dimitrievski, Elmas, Miovski dhe presim shumë prej tyre”.

Reprezentuesit në Torshavn u përballën me ndryshime klimatike, ku temperaturat janë të ulta për dallim nga vendi jonë, si dhe ndeshja do të luhet në fushë me bar artificial.

Enis Bardhi, kapiten

“Nuk duhet të kërkojmë alibi dhe si gjithmonë të jemi sa më të fokusuar në lojën tonë. Nuk duhet të na mungojë dëshira dhe duhet të dalim për të shfrytëzuar hapësirën që do të na ofrojë kundërshtari”.

Mungesë për këtë përballje, Maqedonia e Veriut do ti ketë dy sulmuesit Aleksandar Trajkovskin dhe Milan Ristovskin, të cilët për shkak lëndimeve nuk udhëtuan me përfaqësuesen e vendit drejt Ishujve Faroe.

Takimi ndërmjet Ishujve Faroe dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të shtunën, duke nisur nga ora 15:00. Nga Ishujt Faroe për televizionin Shenja, gazetari Aziz Sahiti. /SHENJA/

MARKETING