(VIDEO) Maqedonia e Veriut, vendi i parë që miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore

(VIDEO) Maqedonia e Veriut, vendi i parë që miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore

Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që miratoi zyrtarisht Planin Kombëtar të Veprimit për Sigurinë Shëndetësore. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri, kjo u bë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai vlerëson se ky është një hap i rëndësishëm përpara për forcimin e përkushtimit për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies.

Demiri shton se angazhohen për përmirësimin e kushteve të objekteve shëndetësore publike.

Ilir Demiri, Ministër i Shëndetësisë

“Ne jemi të fokusuar në forcimin e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve. Gjashtë barna të reja për sëmundje të rralla u prezantuan vitin e kaluar dhe pacientët me fibrozë cistike morën për herë të parë një ilaç. Jemi duke investuar në pajisje të reja mjekësore, të cilat kanë dyfishuar buxhetin për këtë qëllim, si dhe po përmirësojmë kushtet në objektet shëndetësore publike përmes rikonstruksioneve”.

Ministri Demiri, me rastin e ditës Botërore të Shëndetit, theksoi se ata do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim edhe në të ardhmen, me synim përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve shëndetësorë në shëndetin publik, si dhe në interes të të gjithë pacientëve në vend. /SHENJA/

MARKETING