(VIDEO) LSDM pret që deputetët e VMRO-së ta mbështesin ligjin për viiktimat e Koçanit

Partia opozitare LSDM pret që VMRO-DPMNE ta mbështesë Ligjin e propozuar për viktimat në Koçan. Ata thonë që ky projektligj i propzuar nga ata, për mbështetjen e familjeve të të prekurve nga tragjedia në Koçan, është një akt humanizmi, solidariteti dhe kujdesi. LSDM thekson se qëllimi është i sinqertë dhe ekskluzivisht për të ndihmuar dhe mbështetur ata që kanë humbur të dashurit e tyre, ata që janë lënduar dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në këto momente të vështira.
MARKETING
LSDM
“Ligji parashikon mbështetje të drejtpërdrejtë dhe konkrete:
• kompensim financiar për familjet e të ndjerëve,
• mbështetje për personat e lënduar, përfshirë ata me pasoja afatgjata,
• përfitime arsimore për fëmijët që mungojnë në shkollë për shkak të trajtimit,
• masa specifike në kujdesin shëndetësor, marrëdhëniet e punës dhe mbrojtjen sociale”.
Tutje ata deklaruan se po i njëjti ligj mbulon edhe familjet e prekura nga tragjeditë e mëparshme – në Tetovë, Laskarcë dhe Besa Trans – me qëllim që të vendoset institucionalisht një marrëdhënie e drejtë dhe humane kujdesi për viktimat dhe familjet e tyre.
Sipas LSDM-së këto janë zgjidhje të vështira ligjore, jo për pikë politike, por për të mbështetur ata që kanë nevojë. Përkundër faktit që kjo nuk mund ta shërojë dhimbjen dërrmuese, ata theksuan se është vetëm një shprehje minimale e solidaritetit dhe një sinjal se shteti qëndron pranë qytetarëve të tij në momentet më të vështira. LSDM beson se kur bëhet fjalë për solidaritet dhe kujdes njerëzor, nuk duhet të ketë dallime partiake, ndaj dhe për këtë arsye u bëjnë thirje deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre, dhe të mbështesin këtë ligj. LSDM është e gatshme të pranojë propozime nga VMRO-DPMNE për modifikimin e zgjidhjes ligjore, për të arritur konsensus dhe për ta bërë atë një propozim të përbashkët.
Anida Murati /SHENJA/