(VIDEO) LSDM kërkon ekstradimin e Gruevskit

(VIDEO) LSDM kërkon ekstradimin e Gruevskit

Ka vazhduar përplasja mes Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe partisë opozitare maqedonase LSDM, në lidhje me ish-kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski në Hungari. Këtë herë, debati nuk ka qenë i mbushur me nënkuptime dhe me ndenja, por më i drejtpërdrejtë dhe i hapur.

LSDM nuk heq dorë nga kërkesa tyre, të cilët tash e disa ditë kërkojnë nga qeveria që të kërkojnë ekstradimin e Nikolla Gruevskit. A i ka përgatitur qeveria e Mickoskit dokumentet? A është paraqitur një kërkesë për ekstradimin e Gruevskit?, janë disa pyetje retorike nga partia e Venko Filipçes, të cilët i’a drejtojnë qeverisë, duke kërkuar sqarime më të detajuara nga qeveria për procedurën e ekstradimit të Nikolla Gruevski.

LSDM

Në vend të veprimeve të menjëhershme, po dëshmojmë zvarritje të rrezikshme. Padyshim, Mickoski po e ngadalëson me vetëdije procedurën, për të shmangur përgjegjësinë politike dhe turpin, duke lënë hapësirë për një arratisje të re”.

LSDM thekson se Ministria e Drejtësisë, Qeveria, institucionet duhet të ndalojnë së llogarituri dhe të veprojnë menjëherë, për të kërkuar ekstradimin e Nikola Gruevskit në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, kryeministri Mickoski thotë se institucionet e shtetit janë të gatshme që nesër të dërgojnë kërkesë për ekstradimin Gruevskit, por sipas tij, në këtë pikë përgjigjja do të ishte negative, pasi paraprakisht, ai tha se nevojitet shfuqizimi i azilit nga Hungaria.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Në rastin tonë ish kryeministri ka azil, që të dërgohet kërkesa për ekstradim, duhet të plotësohet procedura, të hiqet azili. Nëse tani dërgojmë, do të marrim përgjigje negative, mundemi edhe nesër ta dërgojmë, nuk ka problem, por le t’i shohim pak punët në mënyrë më thelbësore, e ndërsa opozita le të kërkojë që Vasko Kovaçevski të kthehet”.

Kujtojmë se ky debat mes oponentëve politik u hap, pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Hungari të Peter Magjar, i cili në fjalimin e tij të parë, paralajmëroi deportimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING