(VIDEO) LSDM dhe VMRO fajësojnë njëra tjetrën për afera korrupsioni

(VIDEO) LSDM dhe VMRO fajësojnë njëra tjetrën për afera korrupsioni

Ndërrimi i pozicioneve pushtet-opozitë bëri që partitë maqedonase VMRO dhe LSDM të kërkojnë llogari nga njëra tjetra për harxhimin e parave shtetërore.

LSDM i bënë thirrje Policisë Financiare, Komisionit Antikorrupsion dhe Prokurorisë Publike që të hetojnë tokën në vlerë prej 325 000 eurosh, që sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev në listën anketuese e ka paraqitur si dhuratë.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

 “A i ka pastruar Janushev të gjitha paratë e fituara në mënyrë kriminele me dhuratën e supozuar? Cili është roli i tij në të? Janushev vetëm përmes një dhurate të supozuar mund të fshehë origjinën e parave ose të fshehë burimin e mjeteve. Vetëm kështu mund të legalizojë Janushev paratë e zeza. A janë paratë e zeza nga blerja e autobusëve kinezë, nga të cilët kishte para vetëm regjimi i DPMNE-së dhe qytetarët patën një transport urban jo të sigurtë që është i rrezikshëm për jetën e tyre? Kush dhe pse i dha Janushevit 352 mijë euro?

Ndërkohë, VMRO akuzon LSDM-në se Agjensia Rejting në pronësi të Nikolla Spasov në kohën e pushtetit të LSDM-së, ka fituar tenderë në vlerë prej mbi 900 000 eurosh.

Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së

“Në vitin 2020, nga Qyteti i Shkupit, ‘Rejting’ i Spasov ka fituar mbi 16.000 euro, 4.500 euro nga komuna e Karposhit. Në vitin 2021 nga komuna e Ohrit ka fituar 15.000 euro, gjithë tenderët në periudhën kur kryetarët kanë qenë nga radhët e LSDM-së. Në të njejtin vit, 60.000 euro ka marrë nga Ministria e Shëndetësisë, nën udhëheqjen e Venko Filipçes. Në gushtin e të njejtit vit, nga Qeveria merrë tender prej 300.000 eurosh. Në vitin 2022 po nga Qeveria merrë 420.000 euro. Në dhjetor edhe 50.000 euro nga Ministria e Financave dhe edhe 100.000 të tjera nga Ministria e Jashtme”.

Ndërkaq, në vitin 2023 thonë ata më tej, Spasov është bërë pronar i një kompanie për prodhim të energjisë elektrike “Gama Solar”,  dhe vetëm pas tre ditësh Komisioni Rregullator për Energjetikë, i dha licencë për ndërtim dhe qendrës fotovoltaike me emrin “Gama Solar 1”.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING