(VIDEO) LSDM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë me akuzat rreth korridoreve

(VIDEO) LSDM dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë me akuzat rreth korridoreve

Qeveria e Grubit dhe Kovaçevskit të publikojnë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve dhe t’ia tregojë opinionit. Nuk mund të ketë klauzola sekrete kur kemi të bëjmë me miliona para të qytetarëve. Fshehja e marrëveshjes nënkupton vetëm një gjë, dyshja kriminale Grubi-Kovaçevski ka dëmtuar qytetarët dhe shtetin, thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-së.

VMRO-DPMNE

“Nëse në kontratë nuk kishte asgjë të diskutueshme dhe kriminale, Grubi dhe Kovaçevski do ta kishin publikuar deri tani. Në vend që të kujdesen për interesat e qytetarëve dhe Maqedonisë, ata i pranuan të gjitha pozitat e një kompanie private dhe kështu mbrojtën interesat e saj”.
Ndaj deklaratës së VMRO-DPMNE-së kanë reaguar nga LSDM, nga ku kanë theksuar se partia opozitare është simbol i provizioneve nga autostradat kineze, ndërsa vazhdon tu kundërvihet projekteve strategjike në vend.

LSDM

“Skandaloze dhe e pa përgjegjshme VMRO-DPMNE, partia peng e ‘Të Majtës’pro ruse, i akuzojnë SHBA-të dhe kryesinë e punimeve Bektel për korrupsion. Ndërtimi i korridorit 8 dhe korridorit 10D është historikisht investimi më i madh në infrastrukturën rrugore, diçka që është folur me dekada, sot po realizohet në interes të shtetit dhe qytetarëve”.

Derisa LSDM dhe shteti po investojnë në projekte kapitale strategjike, në VMRO-DPMNE nuk ka kurrfar ndryshimesh, ajo është partia e njejtë e regjimit e cila mbetet simbol i korrupcionit dhe kriminalitetit, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING