(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën për ngecjen e bujqësisë
Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski e ka akuzuar pasardhësin e tij, Cvetan Tripunovski se e ka çuar bujqësinë në kolaps , për shkak të injorancës, paaftësisë, keqdashjes e kërcënimeve. “Kishte shkurtime nga të gjitha anët, nga të gjitha programet dhe nga të gjitha masat. Jo vetëm që kishte shkurtime, por masa dhe programe të tëra për fermerët janë shfuqizuar ose pezulluar”, ka deklaruar Nikollovski. Ai tha se VMRO dhe Tripunovski e kanë shndërruar Ministrinë në kompaninë e tyre private për interesa biznesi dhe partiake.
Nikollovski ka deklaruar se grupi parlamentar i LSDM-së ka nënshkruar një interpelancë për punën e ministrit Tripunovski.
LJUPÇO NIKOLLOVSKI, LSDM
“Arsyeja e parë dhe kryesore është korrupsioni dhe skandalet. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të ministrit – drejtori i Agjencisë së Pagesave dhe drejtori i Inspektoratit të Bujqësisë – u kapën në flagrancë, me 50,000 dhe 100,000 euro ryshfet.
Është Inspektorati, i cili, me propozim të kësaj Qeverie, u vu drejtpërdrejt nën varësinë e Ministrisë në mënyrë që Ministri të kishte kontroll më të madh. Këto nuk janë raste të izoluara, por prova të qarta të një sistemi të vendosur korrupsioni. Prandaj, ky ministër duhet të mbahet përgjegjës”
Ka reaguar ministri Tripunovski, i cili thekson se Ljupço Nikolovski është politikisht inekzistent, ndërsa partiae tij është thjesht është një inventar që po zhduket ngadalë. “Vlerësimi yt po bie aq poshtë sa ke thyer çdo fund! Interpelanca që paraqite për mua është po aq e paligjshme sa je ti i paligjshëm në SDS. Interpelanca do të jetë po aq e pasuksesshme sa mandati yt si ministër i Bujqësisë dhe si oficer antikorrupsion! Aq e parëndësishme sa ishte e parëndësishme sekuestrimi yt i 30 kilogramëve gjalpë”, ka shkruar ministri. /SHENJA/

