(VIDEO) LSDM: 33% e punëtorëve në RMV marrin pagë nën pragun e varfërisë
Prej gjithësej 540 000 të punësuarëve, rreth 180 000 marrin pagë më pak se 31 200 denarë në muaj. Kështu thotë LSDM, duke ju referuar statistikave të fundit të Sindikatës. Sipas tyre, rreth 33% e të punësuarëve në vendin tonë marrin pagë nën pragun e varfërisë.
Simona Cvetanoski, LSDM
“Shporta e konsumatorit është mbi 70 mijë denarë dhe me një apartament me qira shkon mbi 90 mijë denarë. As tre paga nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet themelore të jetesës. Punëtorët në Maqedoni mezi ia dalin mbanë, me pagat më të ulëta në Evropë. Ky është realiteti, që punëtorët të punojnë dhe të jenë të varfër”.
Kjo situatë sipas tyre është si pasoj e mos rritjes së pagës minimale, për të cilën LSDM thotë se ka kërkuar disa herë.
Simona Cvetanoski, LSDM
“Nëse paga minimale do të ishte 600 euro, siç propozoi LSDM-ja, punëtorët nuk do të liheshin të jetonin me të ardhura nën këtë vijë varfërie. Por mashtruesi Mickoski dhe qeveria e tij e hodhën poshtë propozimin. Ata refuzuan t’i ndihmonin punëtorët, refuzuan që puna e tyre të vlerësohej. Ata kanë 5.5 milionë euro për një natë për një DJ, kanë për tendera dhe komisione, nuk kanë para për punëtorët”.
Për vetëm dy vite, thotë LSDM Mickoski e ka zmadhuar borxhin publik për rreth 4 miljard euro, pothuajse gjysmën e borxhit të akumuluar në 35 vitet e fundit. Ndërsa shton se kostot vjetore të interesit për borxhin janë rritur në 350 milionë euro.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

