(VIDEO) Hiqen nga përdorimi 33 tekste shkollore

(VIDEO) Hiqen nga përdorimi 33 tekste shkollore

Ministria e Arsimit ka tërhequr 33 libra shkollor nga përdorimi dhe të njejtat thotë se do t’i zëvendësoj me të reja. Librat janë të shkollave fillore të klasës së parë, dytë, katërt dhe pestë. Ndërsa librat e rinj do të mund të përdoren nga nxënësi për vitin shkollor 2027/28.

MARKETING

Shik.mk

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Bëhet fjalë për librat të cilat momentalisht janë në vitin e pestë të përdorimit dhe që duhet të përmirësohen si në aspektin e cilësisë ashtu edhe të modernizohen në aspektin e përmbajtjes. MASH përmes Shërbimit Pedagogjik, ka shpallur një Konkurs për tekstet shkollore të arsimit fillor për klasat e listuara, nëpërmjet të cilit do të sigurohen tekste të reja shkollore që do të përdoren nga viti shkollor 2027/2028”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se pas miratimit të programeve të reja, periudhën e fundit ka siguruar tekste të reja shkollore për klasat e shtata dhe të teta në arsimin fillor, si dhe për vitin e parë dhe të dytë të arsimit të mesëm.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Për përfundimin administrativ të procedurave, u morën vendime për tërheqjen e gjithsej 108 teksteve shkollore që ishin në përdorim më parë. Nga këto, 17 janë për klasën e shtatë, 18 për klasën e tetë, 35 për vitin e parë dhe 38 për vitin e dytë të arsimit të mesëm”.

Gjithashtu bëjnë me dije se aktualisht është aktiv konkursi për tekstet shkollore për klasën e 9-të të arsimit fillor dhe vitin e tretë të arsimit të mesëm. Këto tekste shkollore shtojnë se do të jenë gjithashtu të disponueshme në fillim të vitit të ardhshëm akademik 2027/2028.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING