(VIDEO) Lloga: Së shpejti publikohet propozimi për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Lloga: Së shpejti publikohet propozimi për ndryshimet kushtetuese

Preambula mbetet prioritet i grupit punues që do të përgatisë amendamentet kushtetuese dhe në një kohë të shkurtër do t’i prezantohet publikut propozimi për të cilin janë duke punuar, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në një intervistë javore për Radion Evropa e Lirë. Ai pret mbështetje nga VMRO-DPMNE, edhe pse opozita nuk ka dërguar përfaqësues në grupin punues.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Në disa deklarata VMRO-DPMNE ka lënë hapësirë ​​që t’i mbështesë amendamentet kushtetuese. Lideri i tyre dikur tha se kërkon garanci të forta nga BE-ja, ndaj tha se do të kishin qëndrim pozitiv nëse do të kishim një formulim si në Kroaci. Pra po, nëse VMRO nuk gjen forcë si një nga partitë më të mëdha politike, brenda VMRO-DPMNE-së do të gjenden njerëzit e duhur që dinë të njohin të ardhmen e vendit, se nuk ka rrugë tjetër, sepse ajo që kërkohet dhe që pritet nga ne duhet të përmbushet”.

Lloga thekson se grupi i punës ka në fokus Preambulën, por nuk përjashton mundësinë e shqyrtimit të çështjeve të tjera për amendamentet e Kushtetutës nëse arrihet një konsensus, përfshirë çështjen e gjuhës shqipe dhe përqindjet.

KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË

“Unë besoj se ato çështje do të duhet të hapen në atë grup punues dhe të diskutohen. Në këtë moment nuk do të doja të bëja asnjë deklaratë sepse mund të keqpërdoret për qëllime ditore politike”.

Lidhur me zhvillimet në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, ministri i Drejtësisë vë në dukje standarde të dyfishta në sistemin e drejtësisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING