(VIDEO) Ligji i gjuhëve rikthehet te kushtetuesja në mes të marsit
Vit i reformave të mëdha dhe i presioneve politike serioze. Kështu e përshkruan kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski vitin 2024 për këtë gjykatë. Vitin që po lëmë Gjykata Kushtetuese ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes për shkak se ka vendosur për çështje të ndjeshme siç ishte “Balancuesi” dhe ka diskutuar për Ligjin e Gjuhëve, e cila do ta mbaj në vëmendje këtë gjykatë edhe vitin që vjen. Seanca përgatitore për Ligjin e Gjuhëve sipas kryetarit Kostadinosvki mund të mbahet në mes të muajit mars. Në të përveç ekspertëve, siç njoftoi ai, do të ketë edhe përfaqësues të Komisionit të Venecias dhe përfaqësuesit e 13 parashtruesëve të inciativave.
Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
“Lista e pjesëmarrësve, çështjet juridike të kontestueshme vërtetohen në takim pune të Gjykatës. Nesër do të vërtetohet lista. Sa i përket Komisionit të Venecias, është dërguar letër, kemi përgjigje kthyese se këshilla miqësore do të miratohet në seancën e 14-15 marsit, që don të thotë se seanca përgatitore mund të pritet ditëve në vijim. Pritshmëritë e mia janë që 19, 20, 21 do të mbahet seanca përgatitore”.
Ai ju drejtua edhe një herë politikanëve që të heqin dorë nga Gjykata Kushtetuese.
Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
“Hiqni duart nga Gjykata Kushtetuese. Qëndroni realistë dhe me të vërtetë të përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës, ndaj rrugës evropian. Kushdo që mendon se shteti ligjor dhe shteti real do të pengohen nga manipulimet, presionet dhe ndikimet politike, mos u mërzitni. Askush nuk është mbi Kushtetutën. Të gjithë janë të detyruar të respektojnë Kushtetutën. Askush nuk mund të ketë më shumë pushtet dhe të drejta se ato që i jep Kushtetuta”.
Për kryetarin e Kushtetueses ky vit do të mbahet mend për rritjen e besimit të qytetarëve, bazuar siç tha në fluksin e inicitivave te arritura.Sipas tij, për Gjykata Kushtetuese ky është viti më efikas, duke vlerësuar statistikat e lëndëve të përfunduara gjatë 5 viteve të fundit. Ndërsa shtoi se sjellja e vendimeve këtë vit është katërfishuar, për dallim nga viti 2023.
Emine Ismaili /SHENJA/