(VIDEO) Lidhja Europiane për Ndryshim: Boll ishte, deklaratë për koalicion parazgjedhor

(VIDEO) Lidhja Europiane për Ndryshim: Boll ishte, deklaratë për koalicion parazgjedhor

Partitë e koalicionit “Lidhja Evropiane për Ndryshim” me rastin e 28 nëntorit-Ditës së Flamurit, në Tetovë kanë nënshkruan deklaratën e koalicionit, për  të cilën u zotuan për një performancë të përbashkët zgjedhore. Partitë nga blloku opozitar shqiptar Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Lëvizja Besa, gjithashtu informuan se do të marrin pjesë së bashku në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të këtij vitit.

Krerët e partive opozitare Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi,  me motën BOLL ISHTE!, ju drejtuan të pranishme. Ata madje  u premtuan qytetarëve  se  në zgjedhjet e ardhshme do të dalin fitues.

IZET MEXHITI,KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE

“Për çdo ditë shpërthejnë skandalet e kastës korruptivo-klienteliste në pushtet: SORAVIA, LLOTARIA, ARBËRIA, KSI INTERNATIONAL…Djali, vajza, dhëndri, nipi, kushëriri, bodigardi, shoferi…rrjeti korruptiv i pushtetit nuk ka të ndalur! BOLL ISHTE!Shteti është i kapur. Sot në vendin tonë mund të jesh biznesmen i suksesshëm, nëpunës i suksesshëm, drejtor i suksesshëm, vetëm nëse pranon tia puthësh dorën ATIJ, TË MADHIT, SRMN-së, MMV-së. BOLL ISHTE”!

BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA

“Këtij kanceri politik të shqiptarëve urgjentishtë duhet ti jepet fund, njëher e përgjithmonë, prandaj e them me plot bindjen më të lartë se Lidhja jonë është besë e dhënë që krijon mundësi për ndryshime evropiane. Në këtë momentë kur në Maqedoninë e Veriut, krimi dhe korrupsioni kanë dalur prej kontrolli, sistemi gjyqësorë është pronë e pushtetit, arsimi i shkatërruar, shëndetësia e lënë pas dorem ndërsa rinia e pa sigurtë dhe në mënyrë masive po braktis vendin, ne u bashkuam”.

AFRIM GASHI,KRYETAR I ALTERNATIVËS 59:05

“Duke u përballur me një pushtet që tashmë 20 vjet e ka refrenin plot me integrim, ndërsa strofat i ka të mbushura me korrupsion e me krim, më duhet të them se për ne beteja kundër korrupsionit është prioriteti ynë më i lartë. Përveçse vlerë europiane, kjo është para së gjithash kërkesë e jona e brendshme që, përmes sanksionimit kushtetues, të vendosim dispozita që të gjithë ata që janë të korruptuar në çfarëdo mënyrë asnjëherë të mos mund t’i ikin ligjit. E di se kjo bie ndesh me atë që e ka ndërtuar ky pushtet, por prandaj ne jemi Lidhje Europiane për Ndryshim. Ky është dallimi mes nesh dhe atyre”.

Në deklaratën e nënshkruar e cila u publikua edhe në media, janë vendosur disa pika, sikurse Anëtarsimi i plotë në BE dhe thellimi i bashkëpunimit me SHBA-në, betejë e pakompromisë kushtetuese e ligjore me krimin, korrupsionin dhe abuzimin e drejtësisë, hartim i strategjisë për zhvillimin e arsimit, barazi e plotë ndërmjet dy kombeve shtetformuese, reforma rrënjësore në përmisimin e standardit të qytetarëve, zhvillim të barabartë rajonal dhe strategji nacionale për kthimin e mërgimtarëve të aftë për punë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING