Shefi i inteligjencës amerikane: Ndërprerjet e fundit të shërbimeve nuk ishin “sulm i sponsorizuar nga shteti”

Shefi i inteligjencës amerikane: Ndërprerjet e fundit të shërbimeve nuk ishin “sulm i sponsorizuar nga shteti”

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Jay Clayton, ka deklaruar se ndërprerjet e fundit të shërbimeve nuk ishin një “sulm i koordinuar apo i sponsorizuar nga shteti”, duke trajtuar kërcënimet kibernetike gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Clayton gjatë seancës dëgjimore tha se dëshironte të trajtonte “disa çështje të palidhura mes tyre, të cilat së fundmi kanë shkaktuar ndërprerje të shërbimeve”.

Duke pranuar se koha kur ndodhën incidentet mund të ngrejë pikëpyetje, Clayton tha: “E kuptoj se koha kur ndodhën këto incidente mund të ngrejë pikëpyetje dhe kjo është e kuptueshme. Populli amerikan duhet të na i parashtrojë këto pyetje”.

“Por, bazuar në atë që dimë sot, pas një shqyrtimi të hollësishëm, këto janë ndërprerje të veçanta të shërbimeve, të lidhura me mirëmbajtjen dhe ndryshimet teknike. Ato nuk përbëjnë një sulm të koordinuar apo të sponsorizuar nga shteti”, tha ai.

“Komuniteti i inteligjencës vazhdon të monitorojë dhe të jetë vigjilent ndaj çdo mundësie të aktivitetit keqdashës kibernetik që kërcënon rrjetet amerikane dhe partnerët tanë në zbatimin e ligjit”, shtoi ai.

Seanca dëgjimore tërhoqi vëmendjen pasi drejtori i FBI-së, Kash Patel, nuk u paraqit, duke nxitur kritika nga kryetari i Komitetit, Andrew Garbarino.

MARKETING