(VIDEO) Lidhja e Sindikatave bëri thirrje për protestë masive për 1 maj

(VIDEO) Lidhja e Sindikatave bëri thirrje për protestë masive për 1 maj

Më 1 Maj, nuk duhet të jeni të ftuar, por duhet thjeshtë të vini”. Kjo është porosia e kryetarit të Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafilov, në prag të 1 Majit, DItës Ndërkombëtare të Punës me ç’rast njoftoi për marshin protestues që do të mbahet këtë ditë.

Trendafilov bëri thirrje që për 1 maj qytetarët të mos dalin në piknik dhe të mos e shfrytëzojnë për fundjavë të zgjatur, por të protestojnë për pagat e tyre dhe pagat e familjarëve të tyre.

Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së

Ju bëjmë thirrje punëtorëve, do të kenë kohë edhe për fundjavë të zgjatur, në orën 11:00, të na bashkohen në numër sa më të madh, nëse ata mendojnë se duhet ta ngrenë zërin për pagën e tyre. Një shprehje thotë ‘Nëse nuk reagon, nuk ke të drejtë as të zemërohesh’. 1 Maji është dita kur duhet të dalim në protestë krah për krah, dita ku nuk dalim në piknik dhe nuk shkojmë në fundjavë të zgjatur”.

Kryetari i Sindikatave përmendi edhe rastin e fundit në Kisella Vodë, ku një punëtor vdiq dhe disa u lënduan, duke thënë se ky rast duhet të jetë alarm për institucionet.

Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së

Punëtorët zgjohen në mëngjes dhe përshëndeten me familjarët e tyre, pa e ditur nëse do të kthehen në shtëpi. Rasti i fundit katastrofal me humbjen e jetës së një punëtori dhe lëndimit të disa të tjerëve, mendoj se duhet ta zgjoj alarmin tek institucionet, që të parandalohen raste të tilla. Të dhënat të cilat tregojnë se numër i madh të bashkëqytetarëve tanë e humbin jetën në vendin e tyre të punës dhe vdekja e tyre kushton mes 5-10 000 euro, sepse kanë qenë të siguruar është disfatë për një shoqëri”.

Protesta siç njoftuan, do të nis nga Shtëpia e Punëtorëve, do të vazhdoj tek Kuvendi, Oda Ekonomike dhe përfundon te Qeveria. Ndërsa shtoi se me shumë gjasa protesta do të ketë edhe pas 1 Majit.

Sipas Lidhjes së Sindikatave, se nga 530.000 punëtorë, 260.000 kanë një pagë nën 600 euro.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING