(VIDEO) LEN: Talat Xhaferi kryeministër, ishte tentim për të mbuluar krimin dhe korrupsionin

(VIDEO) LEN: Talat Xhaferi kryeministër, ishte tentim për të mbuluar krimin dhe korrupsionin

Emërimi i Talat Xhaferit për kryeministër teknik ishte vetëm formalitet dhe  tentim për të mbuluar krimin dhe korrupsionin. Astrit Iseni nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, tha se Xhaferi  me hilen dhe dinakrinë e tij ka keqpërdorur gjithçka, siç tha Iseni, ka keqpërdorur instutucionet, autoritetin e kryetarit të parlamentit, ka shkelur ligjet. Iseni po ashtu tha se Xhaferi rrezikon përgjegjësi penale për rrënim të procesit zgjedhor. E kjo sipas LEN, bëhet me vetmin qëllim që opozita mos të merrë vendin që i takon me lidh në Komisionin Shtetëror për Zgjedhje.

ASTRIT ISENI,LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

“Sot po ja kujtojmë aferat, të cilat identifikohet ai dhe partia e tij. Soravia-35 milion euro të keqpërdorura në kurriz të qytetarëve për pasurimin e Drinit. Llotaria-40 milion euro të shpenzuara për furnizim me aparate të reja për komar dhe për rritje të numrit të kazinove, për katër vite mandat të Artan Grubit, si zv kryeministër të parë. A jeni në dijeni për ditën kur mandatoheshit për kryeminsitër në një kabinet tjetër, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami dillin e rradhës për 12 miion euro për aparate bixhozi. 12 milion euro janë:12 shkolla, 12 çerdhe, 12 ambulanca, 30 salla sportive, aq shumë libra shkollorë, sa për ti furnizuar edhe shkollat e Kosovës dhe Shqipërisë”.

Nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, akuzojnë BDI-në edhe për kapje siç thojnë ata, të gjyqësorit, duke përmendur disa raste tragjike të kanë ndodhur në vend, e sipas tyre, gjyqësori është nën kthetrat e BDI-së.

ASTRIT ISENI, LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

“Durmo Turs-a do t’i vizitoni familjet e atyreve që humben jetën në tragjedinë e Llaskarcës dhe si do t’ua shpjegoni se gjyqësori i RMV-së, nën presionin politik të qeverisë tuaj, pasi që e zvarriti lëndën për 5 vite, solli vendime qesharake për fajtorët. Spitali modular-si ndjeheni kur pjesëtari i kabinetit tuaj është ministër i financave, vëllai i të cilit qartazi për shkak të ndikimit politik të gjyqësorin, i shpëtoi dënimit për gjekjen e 14 personave të shtrirë për mjekim. Besa Trans-kërkojë përgjigje sot, kur do ta lirioni gjyqësorin nga kthetrat e politikës, që mund të sjellë vendime të drejta, të pa anshme që sado pakti zbusin dhimbjet e atyreve që kanë humbur edhe familjet e tëra në atë tragjedi”.

Astrit Iseni tha se BDI-ja ka nisur një fushatë armiqësishtë duke sulmuar edhe ambasadorët. Ai tha se në fjalorin e BDI-së nuk heqet fjala integrim e në fund përfundojnë në listë të zezë të Amerikës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING