(VIDEO) Kuvend, të shtunën nis debati për program – përbërjen e qeverisë së re

(VIDEO) Kuvend, të shtunën nis debati për program – përbërjen e qeverisë së re

Të shtunën është caktuar seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re. Në seancë, zgjedhja e Qeverisë do të jetë pika e vetme e rendit të ditës, kurse debati mund të zgjas më së shumti dy ditë.

Propozues i përbërjes së re qeveritare, është deputeti dhe kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski. Ai do ta prezantoj para deputetëve program-përbërjen e Qeverisë së re, pas çka pason debati dhe përfundon me votim. Qeveria votohet nëse për të votojnë shumica e deputetëve.

Propozimi për përbërjen dhe programin e ri qeveritar, në Kuvend u dorëzua të martën. Qveria e re do të ketë numër të shtuar të zëvendës kryeministrave si dhe ministrave. Qeverinë e re do ta drejtojnë 5 zëvendës kryeministra dhe 24 ministra. Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.

Ndërkohë, në opinion veçmë kanë nisur reagimet për përzgjedhësit e institucioneve të qeverisjes së re. Emri më i lakuar është ai i Ivan Stoilkoviqit, i cili pritet të jetë  ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive. Ai njihet për qëndrimet e tij pro ruse dhe pro Putinit, kundër njohjes së Kosovës nga Serbia, por edhe mbahet mend për tallje me masakrën e Srebrenicës.

Përndryshe, pas konstituimit të Kuvendit, presidentja Gordana Siljanovska Davkova më 6 qershor i’a dorëzoi Mickoskit mandatin për përbërjen e Qeverisë së re.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING