(VIDEO) Kuvend, akuza dhe kundërakuza rreth ligjeve të korridoreve

(VIDEO) Kuvend, akuza dhe kundërakuza rreth ligjeve të korridoreve

Propozim ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, të cilët janë me flamur evropian ishin sot në rend ditë në senacë plenare në Kuvend. Gjatë debatit, opozita dhe shumica qeverisëse u përplasën me akuza të ndryshme rreth këtyre ligjeve. Opozita maqedonase, respektivisht VMRO-DPMNE, vlerëson se qeveria po përpiqet të legalizojë krimin me Marrëveshjen e Korridoreve. Sipas tyre e gjithë kjo dramë do të përfundojë pas disa mujave kur qeveria do të përballet me popullin.

Marija Petrushevska, deputete e VMRO-DPMNE

“Dhe tani deputetët duhet të votojnë atë që nuk e kanë parë, ta shkelin popullin dhe Kushtetutën. Nuk po respektohen as indikacionet nga Bashkimi Evropian, dhe heshtin verbërisht dhe do të votojnë për marrëveshjen dhe pakon e ligjeve që rrjedhin prej saj, që të gjithë po alarmojnë se ka elemente korruptive”

Ndërsa, partia në pushtet e LSDM-së thotë se në kohën e qeveresijes së VMRO-së kanë harxhuar para për statuja të ndryshme dhe tani kur bëhet fjalë për investime në infrastrukturë pretendojnë se po keqpërdoret buxheti.

Dragica Gjavoçanova, deputete e LSDM-së

“Nuk e kam të  qartë se si mund të thoni për diçka është e dëmshme përderisa thoni se nuk e keni parë. Ajo që më së shumti më habit është se pse nuk keni treguar interes që ta shihnit këtë marrëveshje. Organizoni seancë në Komision, që ta shohim se atë që po e pretendoni është me të vërtet ashtu, të mos dalë se po flisni krejt diçka tjetër”

Kujtojmë se këto propozim ligje për ndërtimin e korridoreve janë dorëzuar në Kuvend me flamur Evropian, me qëllim që siç kanë thënë nga Qeveria të përshpejtohet procesi I votimit të tyre.  Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend ishte ndër të parët që reagoi për përdorimin e flamurit evropian, duke theksuar se ndryshimet e propozuara nuk janë në drejtim të harmonizimit të legjislacionit vendas me legjislacionin e BE-së dhe standardet e Unionit, raste për të cilat ky instrument duhet të përdoret në Kuvend.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING