(VIDEO) Kundërshtohen doracakët që kërcënojnë fëmijët dhe konceptin e familjes

(VIDEO) Kundërshtohen doracakët që kërcënojnë fëmijët dhe konceptin e familjes

Katër komuna në Kosovë duke vendosur të ndalojnë përdorimin në shkolla të  Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’, pas reagimeve të shumta mbi përmbajten e tyre, që është cilësuar si abuzuese për fëmijët. Deri tash, një vendim të tillë e kanë marrë Komuna e Prishtinës, Skënderajt, Fushë Kosovës, Vitisë e Vushtrrisë, ndërsa pritet që këtë hap ta ndërmarrin edhe komuna tjera.

Komuna e parë që vendosi kundër përdorimit të këtyre doracakëve, ishte ajo e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga LDK-ja.

Në rrjetet sociale, mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje fillimisht deklaruar se ka doracakë u miratuan në kohën e qeverisjese të kaluara. Por, po në rrjetet sociale janë shpërndarë dokumente që dëshmohen se doracakët u futën në përdorim që nga shkurti i vitit 2020, kur kryeministër ishte Albin Kurti, ndërsa ministre e Arsimit ishte Hikmete Bajrami, nga radhët e LDK-së.

Tash, nga tabori opozitar, ka reaguar kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili ka kritikuar atë që e ka quajtur “eksperimente sociale me fëmijët”.

LUMIR ABDIXHIKU, KRYETAR I LDK-SË

“Mbani larg duar prej familjes, mbani larg duar prej fëmijëve tanë në Kosovë”

Ka reaguar edhe lideri tjetër opozitar Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk ka e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare, sesa ky doracak.

RAMUSH HARADINAJ, KRYETAR I AAK-SË

“Por, kjo nuk do të kalojë, jo vetëm në komunat e udhëhequra nga Aleanca, të cilave u kam kërkuar ta hedhin poshtë këtë paçavure si doracak, po askund në Kosovë. Familja jonë ka themele të lashta që nuk lëkunden kollaj”

Kundërshtim të ashpër ka pasur edhe Abdulla Klinaku, kryetar i partisë Demokracia Konservatore.

ABDULLA KLINAKU, KRYETAR I PARTISË “DEMOKRACIA KONSERVATORE”

“Kemi të bëjmë me një agjendë të qartë kundër familjes…..”

Ka reaguar ashpër edhe imami i xhamisë “4 Llullat” në Prishtinë, hoxhë Husamedin Abazi, i cili ka theksuar se populli që ka vlera nuk do të lejon askend të bën pazare në dëm të tyre, për asnjë çmim.

HOXHË HUSAMEDIN ABAZI, IMAMI I XHAMISË “4 LLULLAT” NË PRISHTINË

“Vendimi që po marrin Komunat gjithandej Republikës për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat tona, është një gjëmë që po del nga gjoksi i popullit, i cili po i tregon gjithë atyre që e nënvlerësojnë identitetin e tij, se ky Popull Fisnik ka Vlera me të cilat mburret dhe nuk e lejon askend të bëjë pazare në dëm të tyre, me asnjë çmim!”

Debati i fundit ka nisur pas një deklarate të deputetit Eman Rrahmani, i cili së fundi ka braktisur Lëvizjen Vetëvendosje, për t’iu bashkuar koalicionit të partive dhe nisamve Pro Familjes.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit e Kosovës ka njoftuar se do të ketë rishikim të këtyre doracakëve, duke theksuar se nuk janë obligativ dhe se nuk janë tekste të detyrueshme për nxënësit.

/SHENJA/

MARKETING