(VIDEO) “Kthimi në BDI”, Mexhiti: Spekulimet nuk e ndajnë VLEN-in

(VIDEO) “Kthimi në BDI”, Mexhiti: Spekulimet nuk e ndajnë VLEN-in

“Rrini rehat! Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë”. Kështu iu përgjigj Izet Mexhiti, zërave në opinion se bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka gjasa të kthehet në partinë amë, gjegjesishtë në BDI. Nga SHBA-ja ku po qëndron për vizitë zyrtare bashkë me delegacionin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mexhiti u shpreh se VLEN punon me vendosmëri për një qëllim të vetëm: për ta bërë më të mirën për qytetarët.

MARKETING

Shik.mk

Tabel: Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN

“Siç e dini, vendimet gjithmonë i kam marrë bashkë me Ju. Çdo vendim, sado i thjeshtë apo i vështirë, e kemi diskutuar gjërë e gjatë dhe në fund së bashku kemi vendosur…Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë”.

“Ftesës jozyrtare” të Izet Mexhitit për t’u kthyer në BDI i vuri pikën deklarata e deputetes së BDI-së Arta Bilalli Zendeli në emisionin “Debat në Shenja”, e cila ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Izet Mexhitit në BDI, duke theksuar se partia nuk është përjashtuese ndaj bashkëpunimeve që synojnë avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Emisioni Debat në Shenja Data 24.09

Abedin Ismaili, moderator

“Për ta moskeqkuptuar ose mos ta nxjerrë prej konteksti, zonja Zendeli ju po e leni mundësinë e hapur për rikthimin e zotëri Mexhitit në BDI”.

Arta Bilalli Zendeli, deputete e BDI-së

“Unë po them se ne nuk jemi përjashtues ndaj bashkëpunimeve në favor të realizimit dhe jetësimit të të drejtave të shqiptarëve”.

Deputetja Bilalli Zendeli deklaroi se rikthimi i Mexhitit nuk është as iluzion, por në nëpyetjen se a është realitet, ajo u përgjigj se mbetet për t’u parë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING