(VIDEO) KSHZ pritet të vendos për ankesën e Frontit Evropian për rivotimin në Llërcë

(VIDEO) KSHZ pritet të vendos për ankesën e Frontit Evropian për rivotimin në Llërcë

Koalicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI ka parashtruar ankesë në Komisionin Shtetëror  të Zgjedhjeve për rivotimin në vendvotimin 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës. Kjo është ankesa e vetme në lidhje me rivotimet që ndodhën në zonën zgjedhore gjashtë dhe pesë.

KSHZ është e obliguar që në afat prej 72 orëve të marr vendim në lidhje me ankesën. Pas vendimit të KSHZ-së, vendimi mund të dërgohet në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendosë për 48 orë.

Pas rivotimit në qendrën e votimit 2101 në Llërcë të Zhelinës, koalicioni “Fronti Europian” ka humbur një deputet, ndërsa koalicioni “VLEN” ka fituar një deputet.

Koalicioni “VLEN” pas zgjedhjeve të 8 majit parashtruan ankesë tek KSHZ me pretekstin se në vendvotimin 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës në kutinë e votimit është gjetur një fletëvotim më tepër dhe se mungojnë tre fleta të votimit nga materiali i mbetur.

Partitë politike kanë dorëzuar 27 ankesa për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. VLEN, kishte dorëzuar 10, VMRO-DPMNE 8, LSDM 5 dhe E Majta 4.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING