(VIDEO) KSHZ do të vendosë për ankesën e Frontit Europian

(VIDEO) KSHZ do të vendosë për ankesën e Frontit Europian

Për rivotimin e 22 Majit, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor ka arritur vetëm një ankesë. Ajo është bërë nga Fronti Evropin, për vendvotimin 2101 në Llërcë të Zhelinës, nga i cili vendvotim Fronti e humbi një deputet dhe e fitoi koalicioni VLEN. Për të KSHZ pritet të vendos sot. Ndërsa, nuk ka pasur ankesa të tjera për gjithsej 7 vendvotimet, në të cilat u rivotua. Kandidatët kanë të drejtë ankese kundër vendimit të KSHZ-së në Gjykatën Administrative, e cila, nga ana tjetër, duhet të vendosë brenda 48 orëve pas pranimit të ankesës.

Rivotimi në 7 vendvotimet në zonën 5 dhe 6 zgjedhore, erdhi pas ankesave të bëra nga VMRO-DPMNE dhe VLEN, përshkak të parregullsive zgjedhore të konstatuara nga KSHZ dhe më pas të konfirmuara edhe nga Gjykata Administrative.

Rivotimi lëvizi numrat e mandateve të deputetëve. Parlamenti i ri do të ketë, 58 deputetë nga VMRO-DPMNE, 18 nga LSDM, edhe BDI 18, VLEN 14, kurse ZNAM dhe Levica me nga 6 deputetë.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën me 8 maj, së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse rrethi i parë u mbajtë më 24 prill, nga të cilat zgjedhje VMRO doli si fituese absolute.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING