(VIDEO) Kryeministri paralajmëron uljen e çmimi të naftës
Pas uljes së çmimeve të derivateve në bursë, kryeministri Hristijan Mickoski pret që prej javës së ardhshme të kemi ulje të konsiderueshme të çmimeve të derivateve edhe tek ne. Ndërsa rithekson se kemi qenë dhe mbetemi vendi me çmimet më të ulëta të derivateve në rajon. Ai u shpreh se ka pompa karburanti ku shitja ka qenë për 50% e zmadhuar.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Javës që vjen pres ulje të konsiderueshme sepse nga sot çmimet e derivateve të naftës në bursë u ulën në mënyrë dramatike, diku rreth 82-83 dollarë për barel. Kështu që javës tjetër pres ulje më të madhe. Megjithatë edhe më tej mbetemi vendi që kemi çmimin më të ulët të dizelit dhe benzinës në rajon. Ka pompa karburanti, ku fitimi është rritur për 50% nga qytetarët e fqinjëve tanë”.
Ndërsa sqaron se përse çmimet e derivateve nuk ulen edhe tek ne që sot. Me këtë rast ai paralajmëron rritje deri më 2 denar të benzinës për këtë javë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Çmimet e derivateve të naftës fillojnë të bien nga sot, ndërsa vendimi që duhet ta sjellë Komisioni Rregullator i Energjetikës i përket javës së kaluar. Sipas kalkulimeve tona, përshkak se nuk vazhdon më situata e krizës dhe marrëveshja është arritur, pres që çmimet të lëvizin gjysëm denari ose të mbeten të njejta për dizelin dhe 1 denar e gjysëm deri 2 rritje të benzinës”.
Pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump se i është dhënë fund konfliktit të armatosur me Iranin, i cili filloi në fund të muajit shkurt të këtij viti, reagimi në treg ishte i menjëhershëm. Çmimet e derivateve pësuan ulje. Nafta Brent ra në 84 dollarë, kurse WTI amerikane në 81 dollarë.
Emine Ismaili /SHENJA/

