(VIDEO) Kryeministri Kovaçevski ofendoi deputeten e VMRO-së

(VIDEO) Kryeministri Kovaçevski ofendoi deputeten e VMRO-së

Kryetari i VMRO-DPMNE-së  Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me një koment për fyerjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski ndaj deputetes së VMRO-së, Beti Stamenkoska dhe nëse këto janë vlera evropiane që duhet t’i tregojë një politikan maqedonas, theksoi se është i tronditur dhe i tmerruar nga ngjarja dhe se Kovaçevski në një skenë të hapur tregoi idiotësinë e tij dhe kërkoi që ai publikisht ti kërkoj falje për fyerjet.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Ditën e djeshme në një skenë të hapur, lojtari i Hardvardit tregoi të gjithë idiotësinë e tij. Nuk do ta komentoj atë akt të thjeshtë, jam i tmerruar dhe i tronditur nga shovinizmi që tregoi në skenë të hapur, por këtu e vërej si pedagog, si profesor një gjë elementare, ajo është mungesa e edukimit në shtëpi”.

Mbrëmë në seancën për rikonstruimin e qeverisë, pozita dhe opozita kishin akuza të ndërsjella për tema të ndryshme, kurse debati u ndez kur deputetët e VMRO-DPMNE-së,  e akuzuan Kryeministrin Kovaçevski se e ka ofenduar në baza seksiste deputeten Beti Stamenkoska Trajkoska. Ata kërkuan që ai të kërkojë falje publike, pasi sic thanë, nuk është puna e kryeministrit të komentojë dukjen e dikujt.

BETI STAMENKOSKA TRAJKOSKA, DEPUTETE

 “Të ishit zotëri do të kërkonit falje për ofendimin që ma drejtuat. Ju shumë mirë e dini se çfarë thatë. Mua nuk më ngjan nga kjo foltore ta them atë fjalë të rëndë. Ju duhet të kërkoni falje”

Ndërkaq Kryeministri Kovaçevski ka mohuar se ka ofenduar deputeten e VMRO-DPMNE-së.

DIMITAR KOVAÇEVSKI , KRYEMINISTËR

“Që nga dita e parë familja ime është e ekspozuar ndaj sulmeve të Hristijan Mickoskit. Ajo që ofendon bashkëshorten time deputetja e opozitës me urdhër të Mickoski. Unë do të them se çfarë thash nga vendi. Thash se bashkëshortja ime është grua e bukur dhe e mençur” .

Kuvendi ditëve të fundit është shndërruar në një arenë lufte mes deputetëve. Ata shpesh herë akuzojnë njëri tjetrin për çështje të ndryshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING