(VIDEO) Kryeministri është i bindur se ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen

(VIDEO) Kryeministri është i bindur se ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen

Ndryshimet kushtetuese janë vetëm njëri nga vendimet që kërkon dy të tretat e shumicës. Ndryshimet kushtetuese nuk do të shtyhen, por do të votohen shumë shpejt në kuvend. Kështu tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, I bindur se qytetarët dëshirojnë një jetë më të mirë dhe kuvendi do ta realizojë atë obligim. Kryeministri sqaroi se ndryshimet kushtetuese do të sillen përmes diskutimeve publike me përfshirjen e të gjitha palëve të prekura me një konsensus të gjerë shoqëror. Derisa nga ana tjetër, ai ka shtuar se për momentin nuk pritet të ketë takim të liderëve dhe as nuk planifikohet në një të ardhme të afërt.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

 “Atë do ta bëjnë ekspertë nga Ministria e Drejtësisë, profesorë universitarë dhe sigurisht përfaqësues të partive politike. Lidhur me përfshirjen e të gjitha partive politike, normalisht se ato do të përfshihen në vetë procesin, sepse procesi i ndryshimeve kushtetuese parasheh prëfshirje të të gjithëve në Kuvend, sepse ai zhvillohet në Kuvend në disa faza”.

Kryeministri paralajmëroi se në diskutimet publike do të përfshihen komuniteti akademik dhe afarist, organizatat qytetare, mediumet…  Kryeministri tha se dy të tretat e deputetëve do të kërkohen edhe për shumë ndryshime të tjera,

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

 “Ky është vetëm një nga vendimet që kërkon dy të tretën e shumicës. Do të kërkojë edhe ndryshime në sferën e prokurorisë, në sferën e drejtësisë, në decentralizim, reforma në administratë, prandaj nevojitet një konsensus i gjerë kombëtar dhe social. Qytetarët tanë duan dhe e meritojnë të jetojnë sipas standardeve evropiane, por këtu në Maqedoni. Nxënësit e shkollave nuk shkojnë jashtë vendit, prindërit e tyre shkojnë sepse duan të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së”.

Edhe pas kyçjes së Aleancës në Qeveri, shumica parlamentare numëron 65deputetë. VMRO gjatë gjithë kohës ka thënë se nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING