(VIDEO) Kryeministri dhe presidenti kërkojnë fundin e kaosit me dokumentet

(VIDEO) Kryeministri dhe presidenti kërkojnë fundin e kaosit me dokumentet

Kaosin e shkaktuar me validitetin e patentave të shoferëve, autoritetet tani zotohen se do ta zgjidhin. Kryeministri teknik Talat Xhaferi thotë se do të rishikojnë të gjitha aspektet dhe në varësi të mundësive do të gjejnë zgjidhje për tejkalim të këtyre çështjeve aktuale.

TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR TEKNIK

“Sigurisht që mendojmë edhe për zgjidhje ligjore. Në Kuvend me deputetët do të bisedojmë për zgjedhje eventuale që t’i definojmë si ligj.  Pjesën tjetër të zgjidhjeve ligjore me vendim të Qeverisë, ajo që është e duhur dhe mund të realizohet dhe do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë”.

Për presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski është e papranueshme që qytetarët të vendosen në ankth dhe panik në lidhje me atë nëse do të dënohen. Ai u bën apel të gjitha partive politike që të bëjnë ndryshime të Ligjit për Siguri në Trafik por edhe të normave tjera ligjore, me qëllim që qytetarët që kanë afat në patentat e tyre të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, lirshëm të vozisin në territorin e vendit tonë.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Askush nuk duhet të dënohet për patentë shoferin dhe librezën e shoferit të pandryshuar, pa fajin e qytetarëve, të cilat nuk kanë skaduar për sa i përket afatit të vlefshmërisë të llogaritur nga momenti i lëshimit, veçanërisht për pjesëmarrje në trafik brenda territorit të vendit tonë”.

Nga dokumentet personale që duhet të ndërrohen me ermin e ri të shtetit, nga MPB kanë bërë më dije se nga e marta lejet për vozitje nuk do të jenë të vlefshme në rast se nuk janë me emrin e ri të shtetit dhe do të pasojnë dënimet. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING