(VIDEO) Kryeministri dhe bankat nuk u morë vesh për kamatën për kredinë hungareze

(VIDEO) Kryeministri dhe bankat nuk u morë  vesh për kamatën për kredinë hungareze

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk ka arritur marrëveshje me bankat për kamatën e kredisë hungareze. Por pozitive sipas kryeministrit është se të gjithë përfaqësuesit e bankave kanë shprehur dëshirë të jenë pjesë e këtij procesi. Pas takimit të mbajtur me Asosacionin e bankave të Maqedonisë në  Ministrinë e Financave, Mickoski tha se takimi është ndarë në tre pjesë,  pjesa e parë për afatin kohor, pjesa e dytë dëshira për të marrë pjesë dhe pjesa e tretë për normën e interesit.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Të gjithë shprehën dëshirë dhe gatishmëri. Në pjesën e afatit, morëm qëndrim të përbashkët se në varësi të kërkesave të klientëve, do ta përdorim formulimin deri 3 vite periudhë grejs deri 15 vite për pagesë. Kurse në pjesën e kamatës do të bisedohet ende këtë javë dhe pres që deri në fillim të javës së ardhëshme deri në mes jave të kemi një qëndrim”.

Kryeministri nuk dëshiroi të flas për shifrën e kamatës, vetëm tha se po i afrojnë qëndrimet e dy palëve. Me rëndësi tha është që kamata që e ofrojnë bankat të jetë sa më e ulët.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Për momentin po afrohen qëndrimet. Nuk do doja të flas për përqindje, do të flisja më shumë për vullnetin e shprehur nga të dyja palët.  Qëllimi është që kamata që e ofrojnë bankat të jetë sa më e ulët”.

Qeveria pret që 250 milionë eurot e kredisë hungareze që janë destinuar për zhvillimin e sektorit të biznesit, t`u jepen kompanive me 3.25% shkallë interesi, me tri vite periudhë grejs dhe 15 vite afat për pagesë. Maqedonia e Veriut mori huamarrje nga Hungaria prej 500 milionë eurove.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING