(VIDEO) Kri’mi dhe korru’psioni, Toshkovski paralajmëron arrestime të reja
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëroi zbulimin e “veprave të tjera penale”, dëshmitë e të cilave janë duke u analizar nga prokuroria për ndjekje të krimit dhe korupsionit. Ai tha se të gjitha këto informacione janë marrë nga aplikacioni “SKY” dhe theksoi se ekziston një numër i madh i dëshmive për vepra të kryera penale. Ai tha se edhe për rastin e arrestimit të dy ish-policëve gjatë ditës së dejshme, dëshmitë janë marrë nga ky aplikacion.
PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Në të ardhmen do të ketë shumë raste interesante për publikun lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë. Ky rast është i lidhur me dy zyrtarë policorë, në periudhën kur i kanë kryer veprat penale, të cilët tani më nuk janë zyrtarë policorë, por në bazë të informacioneve që i kam ekzistojnë dëshmi lidhur me vepra penale konkrete. Supozoj se në të ardhmen do të ketë një numër më të madh të lëndëve lidhur me materialin dëshmues të ofruar nga aplikacioni Sky”.
Toshkovski thotë se ekzistojnë shumë dëshmi për vepra të kryera penale dhe në periudhën në vazhdim do të vijojnë më shumë procedura, me të cilat do të tregojnë luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/