(VIDEO) Kreu i antikorrupsionit dyshohet si informatore e grupeve kriminale

(VIDEO) Kreu i antikorrupsionit dyshohet si informatore e grupeve kriminale

Kryetares së Komisionit Shtetëror për Antikorrupsion Tatjana Dimitrovska, gjykata i ka caktuar masë kujdesi, pasi që dyshohet sе përmes aplikacioneve për mesazhe, ka ndarë sekrete zyrtare për të një akuzuar tjetër. Me zgjerimin e hetimit të rastit të quajtur “Aditiv”, në mesin e të akuzuarëve është edhe personi i parë i Antikorrupsionit dhe për këtë prokurori kërkoi caktimin e masave të kujdesit, të cilin e ka pranuar edhe gjykata. Masa janë caktuar edhe për të dyshuarit e tjerë.

Gjykata Penale Shkup

Kundër B.N. i dyshuar për veprat penale të bashkimit kriminal, keqpërdorimit të procedurës së prokurimit publik dhe pastrimit të parave dhe të ardhurave të tjera nga veprat penale, është caktuar paraburgim 30 ditor. Për B.P.M. dhe T.D. të dyshuar për vepër penale zbulimin e sekreteve shtetërore u pranua propozimi për caktimin e masës së kujdssit, gjegjësisht marrjen e përkohshme të dokumentit të udhëtimin dhe ndales për nxjerren e dokumentit të ri dhe ndalesë për ndërmarrje të aktiviteteve të caktuara të punës që lidhen me veprën penale”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, si person zyrtar nga muaji maj deri në muajin dhjetor 2024, përmes aplikacioneve ëhats app dhe viber i ka dhënë informacione të akuzuarit në rastin “Aditiv”.

Në shkurt të këtij vitit Prokuroria nisi hetimin për rastin “Aditiv” kundër 31 personave fizikë dhe 5 juridikë në rastin “Aditiv”. Në mesin e të dyshuarëve ishin ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, djali i deputet të BDI-së, Ismail Jahoskit, Armir Jahoski, si dhe ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING