(VIDEO) Kovaçki kërcënon Llogën: Largohu nga zona 3, Lloga i përgjigjet: Do të jem në çdo cep të vendit

(VIDEO) Kovaçki kërcënon Llogën: Largohu nga zona 3, Lloga i përgjigjet: Do të jem në çdo cep të vendit

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare janë shtuar edhe akuzat madje edhe kërcënimet mes partive politike.  Bartësi I listës në njësinë zgjedhore numrër 3, Dragan Kovaçki nga VMRO  ka kërkuar nga Ahmeti, Grubi dhe Lloga të latrgohen nga njësia e tretë zgjedhore. Ai akuzon se fronti europian për të marrë një deputet po shpërndan para dhe e ka kërcënuar me burg ministrin e drejtësisë Krenar Lloga.

Lloga i është përgjigjur kolonelit të paaftë siç e quan ai Kovaçkin se në njësinë e tretë zgjedhore ka gjithsej 28 725 votues të papërfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

KRENAR LLOGA, SEKRETAR GENERAL I ASH-SË

“E pranova mesazhin tuaj. E njoh kapacitetin tuaj intelektual, kuadër i pareformuar, i cili për fat të mirë, në një vend anëtar të NATO-s nuk ka perspektivë dhe mundësi për të marrë certifikatë sigurie, gjë që për fatin tuaj të keq, postin Ministër i Mbrojtjes që e ëndërroni gjatë kohë po bëhet i paarritshëm.  Këtë kërcënim mbajeni për vete. Në të njëjtën kohë, Ju falënderoj që na motivoni më tej.  Këto budallallëqe të shekullit të kaluar, siç e thotë populli, nuk pinë ujë tek ne. Do të më keni çdo ditë, në çdo pjesë të këtij shteti të përbashkët. Maqedonia ime është më e pasur se e Juaja”.

Lloga kërkon nga Kovaçki  që të korrigjohet pasi siç thotë ai  nuk do të ketë një deputet por minimum tre, sepse bartës është Prof. Dr. Sulejman Baki -një turk krenar i këtij shteti, e i dyti në listë është Xhevdet Sadiku -shqiptar krenar nga Maqedonia e juaj e Veriu.

Kovaçki në një miting në Koçani akuzoi frontin europian se po blen vota me siç tha ai para të pista.

Dragi Kovaçki, VMRO

 “Dua t’i dërgoj një mesazh Aliut dhe Grubit. Këto ditë dëgjoj se po japin ryshfet masive, kërcënojnë dhe shantazhojnë, e dërgojnë Krenar Logën, përfaqësuesin e Aleancës në Dellçevë dhe Berovë, me qëllim që të marrin një deputet këtu në njësinë e tretë zgjedhore. Krenar, mos i ndot duart. Ju nuk bëni pjesë atje. Tërhiquni sa ka kohë, do të përfundoni në burg. Si ministër i Drejtësisë e dini që kjo që po bëni është kundër ligjit”.

Kovaçki e potrositi Ahmetin se paratë e pista do të duhet ti kthejë pas 8 majit. Kovaçki po ashtu tha se në njësinë e tretë zgjedhore populli është totalisht e kundërta e Ahmetit.

Prof. Dr. Sulejman Baki nga Fronti Europian është bartës listen ë njësinë zgjedhore numër 3.

/SHENJA/

 

MARKETING