(VIDEO) Kovaçevski: Realizuam 90% të projekteve kapitale

(VIDEO) Kovaçevski: Realizuam 90% të projekteve kapitale

Pothuajse 90% e projekteve kapitale të planifikuara janë realizuar vitin e kaluar dhe vlera e investimeve të shtetit në këtë bazë në tre vitet e fundit është 1.1 miliardë euro,  tha sot në një konferencë për media kryeministri Dimitar Kovaçevski.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Faktet tregojnë se përkundër faktit se viti i kaluar ishte kritik nga disa aspekte, gjë që linte dyshime se nuk do të kishte sukses, sido që të jetë ne kemi realizuar  projekte kapitale prej gati 90%, që është përqindja më e lartë në krahasim me 10 vitet e kaluara. Të gjitha këto i bëmë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve”.

Në lidhje me uljen e çmimeve Kovaçevski tha se disa nga furrat e bukës tashmë kanë shënuar ulje të çmimit të bukës së bardhë, ka edhe ulje të çmimit të qumështit në qumështore të caktuara dhe duhet pasur parasysh se disa tregje kanë stoqe nga më parë dhe janë me çmime të vjetra. Ai theksoi se në periudhën e ardhshme pret që të ketë ulje të mëtejshme të çmimeve edhe për produktet tjera dhe ulja të jetë ashtu siç është rënë dakord me të paktën 10%.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Për masat kundër krizës janë ndarë 250 milionë euro. Kriza vazhdon ende, ndryshon formën dhe dinamikën e saj, paraqet paqartësi dhe sfida të reja dhe qeveria është këtu për të dëgjuar të gjitha propozimet e komunitetit të biznesit siç i ka dëgjuar më parë. Dhe këtë vit fokusi i Qeverisë është të sigurojë kushte për rritjen e investimeve. Synimi ynë është që investimet vendase dhe të huaja të jenë shtytës i rritjes, të rrisin eksportet, të ulin papunësinë, të rrisin paralelisht pagat dhe të përmirësojnë standardin e jetesës”.

Niveli i investimeve të planifikuara në buxhet për këtë vit është më i lartë për 58 % dhe arrin në rreth 800 milionë euro, ndërsa mjetet do të sigurohen nga buxheti, fondet IPA dhe kreditë, deklaroi Kovaçevski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING