(VIDEO) Kovaçevski në Uashington: SHBA mbështet për procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut

(VIDEO) Kovaçevski në Uashington: SHBA mbështet për procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili po qëndron në Uashington për vizitë zyrtare tani që disa ditë, ka vazhuduar disa takime me politikanë amerikanë. Nga kabineti i qeverisë njoftojnë  se Kovaçevski ka realizuar  takim me senatorin demokrat, Kris Marfi, ku janë  shkëmbyer mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm mes dy vendeve, për aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe për situatën në rajonin më të gjerë, si dhe mënyra se si ato ndikojnë në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

QEVERIA

“Kryeministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme politike nga ana e senatorit Marfi për procesin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut. Në takim, Kryeministri Kovaçevski theksoi se vendi ynë ka një vendosmëri të fortë për përforcimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve është etabluar si vend që është faktor i stabilitetit në rajon”.

Ndërsa, senatori demokrat Marfi theksoi se Maqedonia e Veriut është një partner i çmuar dhe aleat i NATO-s. Njëkohësisht, ai shprehu mbështetjen e tij për integrimin në BE, sepse sa më shumë të përparojë Maqedonia e Veriut, aq më i mirë do të jetë rajoni.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Uashington është takuar edhe  me kongresmenen demokrate Debi Dingell nga Miçigani.  Kovaçevski falënderoi kongresmenen Dingell për angazhimet dhe mbështetjen e saj personale për vendin tonë, por edhe për angazhimet e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si miku dhe partneri ynë strategjik.

QEVERIA

“Në takim, Dingell theksoi se si mike shumëvjeçare e vendit tonë, ajo është veçanërisht krenare për kontributin e komunitetit maqedonas në Miçigen, të cilin e vlerëson jashtëzakonisht. Në të njëjtën kohë, Dingell shprehu mbështetjen e saj të plotë për menaxhimin e sfidave me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, ndërsa të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit”.

Në vazhdën e takimeve zyrtare,  i pari i qeverisë ka pasur një takim me kongresmenin Brendan Bojll nga Pensilvania. Në këtë takim, Kovacevski dhe Bojll konkluduan se Maqedonia e Veriut ka marrë vendime më të mençura dhe më të guximshme në vitet e fundit që kanë mundësuar ruajtjen e stabilitetit afatgjatë, integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe përmes të cilave është treguar se vendi mund të funksionojnë si një demokraci e vërtetë multietnike.

Ndërsa, kongresmeni Bojll theksoi mbështetjen e plotë për hapat e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues, si dhe për përpjekjet për zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING