(VIDEO) Kovaçevski-Lajçak: Paqja dhe stabiliteti në rajon janë kyçe për proceset më të shpejta eurointegruese

(VIDEO) Kovaçevski-Lajçak: Paqja dhe stabiliteti në rajon janë kyçe për proceset më të shpejta eurointegruese

Kryeministri  Dimitar Kovaçevski, ka  vazhduar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, ai sot së bashku me zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq kanë pasur një takim me përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në takim u diskutua për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me prioritet Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, përfaqësuesi i BE-së, Lajçak edhe një herë theksoi mbështetjen e fuqishme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe e vlerësoi Maqedoninë e Veriut, si partner të besueshëm të Unionit.

I pari i qeverisë po ashtu shpjegoi se Maqedonia e Veriut është një vend që merr pjesë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, dhe njëkohësisht kryeson me OSBE-në, duke përmendur këtu edhe moton e kryesimit e vendit me Organizatën se janë të fokusuar tek njerëzit dhe ndaj mbrojtjes dhe sigurisë së tyre.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Kjo shihet edhe nga prioritetet tona, ku prioritet kyç është Ukraina, megjithatë edhe të gjitha fushat e tjera ku ekziston nevojë për përparimin e paqes dhe sigurisë”.

Takimi i parë dypalësh i Kovaçevskit në margjinat e Konferencës është me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa është  planifikuar të takohet edhe  me kryeministren e Estonisë Kaja Kalas dhe me disa pjesëmarrës të tjerë në forumim.

DIMITAR KOVAÇEVSKI-KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Takimi i parë është me presidentin e Serbisë, Vuçiq, sepse në të vërtetë ekziston një sfidë rajonale që e tejkalonë së bashku Serbia dhe Kosova, së bashku  me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së. Gjithashtu, është i rëndësishëm takimi me kryeministrin e Estonisë, sepse bashkë me ta po punojmë në digjitalizimin e shtetit, veçanërisht për vendosjen e ID-së elektronike, që ka nisur  tek ne dhe ku rezultatet kryesore janë nga Estonia, si një nga shtetet më të përparuara”

Ndërkaq, Kovaçevski në konferencë e kryeson delegacionin qeveritar, në përbërjen e të cilit është  edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa në cilësi të kryesimit me OSBE-në është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING