(VIDEO) Kovaçevski: Jemi krenarë që maqedonishtja pranohet në legjislacionin e BE-së

(VIDEO) Kovaçevski: Jemi krenarë që maqedonishtja pranohet në legjislacionin e BE-së

Jam krenar që si shtet, si popull, arritëm të fitojmë mundësinë për të vendosur statusin e gjuhës standarde maqedonase në legjislacionin evropian. Të jemi të njohur dhe të respektuar nga miqtë tanë ndërkombëtarë, diplomatët, shtetarët, të jemi të barabartë me të gjitha gjuhët e tjera që fliten në Bashkimin Evropian, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në pritjen me rastin e 5 majit – Ditës së gjuhës maqedonase, e cila u mbajt në kuadër të vizitës së tij në SHBA.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Me mbrojtjen e gjuhës maqedonase ne mbrojtëm edhe identitetin tonë, kulturën tonë dhe i vendosëm ato si pjesë e mozaikut të gjuhëve evropiane dhe diversitetit evropian. Gjuha maqedonase formëson identitetin tonë, trashëgiminë tonë kulturore, prandaj kushti ynë, nga i cili nuk kemi devijuar para fillimit të negociatave, ishte që gjuha maqedonase të jetë gjuhë zyrtare dhe e vetme zyrtare. Është sukses historik që gjuha maqedonase do të flitet zyrtarisht në Bruksel dhe në të gjitha kryeqytetet evropiane”.

Duke theksuar se gjuha është rrënja prej së cilës ne rritemi, ai shtoi se gjuha është shtylla e edukimit, kulturës dhe ndjenjës kombëtare.  Duke mbrojtur gjuhën, ne kemi mbrojtur edhe thelbin e ekzistencës sonë. Përfshirja e gjuhës maqedonase në thesarin botëror të gjuhëve është një nga prioritetet e Qeverisë. Në bashkëpunim me Institutin e Gjuhës Maqedonase përkrahëm aktivitetet për afirmimin e vazhdueshëm të tij, theksoi Kovaçevski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/ 

MARKETING