(VIDEO) Kovaçevski: Europa duhet të jetë e bashkuar, nuk mund të ecë përpara pa ballkanin

(VIDEO) Kovaçevski: Europa duhet të jetë e bashkuar, nuk mund të ecë përpara pa ballkanin

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, në ditën e dytë të Samitit të Këshillit të Evropës në Islandë, ka mbajtur  prezantimin e tij në debatin e përgjithshëm me temën “Të bashkuar për Evropën. I pari i qeverisë tha se Evropa sot si  asnjëherë më parë duhet të jetë e bashkuar, por sipas Kovaçevskit, ajo nuk do të jetë asnjëherë e bashkuara tërisisht, pa ballkanin e integruar në familjen evropiane.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria  meritojnë të ecin përpara, sepse kur fqinjët ecin përpara ashtu edhe tjerat ecin. Nuk duhet të lejojmë ndikime nga palë të treta, posaçërishtë jo nga Rusia, në zemrën e ballkanit dhe njiherit edhe  zemrën e evropës. Maqedonia e Veriut plotësisht e përkrahë deklaratën e samitit dhe të gjitha anekset e saj. Ne besojmë se do të mundojsë  një axhendë solide për të gjetjen e problemve me organizatat partnere, posaçërishtë me Bashkimin Evropian”.

Si udhëheqëse e OSBE-së dhe anëtare e NATO-së, Dimitar Kovçevski tha se Maqedonia e Veriut  do të vazhdojnë të tregojnë përkushtimin e fuqishëm të multikulturarizmit dhe përkushtim të njejtë  ndaj Ukrainës, siç e kanë bërë deri më tani.

Përndryshe, Samiti i katërt i Këshillit të Evropës, i cili këtë vit zhvillohet në Rejkjavík, i kushtohet Ukrainës dhe i referohet paqes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, veçanërisht në këto kohë të vështira kur në Evropë nuk sulmohet vetëm një vend, por sulmohen parimet dhe vlerat demokratike të rendit ndërkombëtar. Qëllimi i Samitit është të bashkojë shtetet anëtare drejt parimeve të demokracisë, duke siguruar një kuptim të qartë të përbashkët se si e  sigurojë dhe e forcojnë demokracinë në Evropë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING